14.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shtator 2024

Bardhyl Bejo

Tiranë 14.07.2022

Në seancën parlamentare të kësaj dite, mbi rezultatet e mrekullueshme që janë aritur në shkencën shqiptare, zonja ministre e arsimit ju drejtua shkencëtarit, dijetarit, botanistit dhe vegjetarianit të famshëm, mjekut parlamentar doktor profesor D. Shehut, duke theksuar se : “me gjithë respektin e madh që kam për ju, sot më keni habitur. Keni mohuar punën e madhe që bëjnë kolegët tuaj…”

I prekur nga kjo frazë, me të cilën zonja ministre shprehu kështu edhe respektin që krejt kombi shqiptar ka për këtë patriot dhe figurë poliedrike, burri i shquar u detyrua të kërkonte replikë, ku me një shqipe ekselente, deklaroi se :

“Zonja mristrefgle … juve … zlmprlfls … sepse brzvzsf … e cila gzbrvldbs … për të xvrkslsz … si dhe sgrlpzfrt. Ju faleminderit”.

Pas kësaj përgjigje madhështore, në sallë shpërthyen duartrokitje. Krietarja e seancës, midis lotëve të mallëngjimit, në përgjigje të respektit të madh të zonjës ministre dhe sidomos përgjigjes të qartë që dha personaliteti i lartë, propozoi 10 minuta pushim për ta marë veten.

Thuajse humor – ndodhi reale 1

Nga fundi i viteve 80-të, duke kaluar një paradite nëpër sheshin me kollona në krahë të Muzeut Arkeollogjik, më tërhoqi vëmëndjen një njeriu im shumë i afërt, i cili punonte si kamarier te një bar-lokal i NTLUS-it që funksiononte aty. Po merte llogarinë e dy klientëve, por po bënte edhe fjalë me ta. Më sheh tamam kur po kaloja bri tyre. E pashë edhe unë, por nuk doja të përzihesha në atë lloj ngatërese. Por …

– O daje, o daje – filloi të ulërinte papritmas nipi, duke drejtuar dorën nga klientët – Këta dy burrat folën keq për shokun Enver… Ja këta!

U llahtarisa nga ajo që dëgjova. Vura re se edhe dy klientët të tmerruar, u larguan thuajse me vrap. Kuptova në fakt se personat në fjalë, ishin ngatëruar me nipin kamarier për punë bakshishi. Besoj se ulërima “akuzë” e tij dhe pamja ime, për dreq me një kollare të shkurtër alla “kalecash”, i tronditi. Ndaj nuk e zgjatën fare, por ikën të tmerruar, duke mos pyetur më për kusur.

– Ho me hajde, pse ikni? – ju gafurrej nga mbrapa nipi po me ulërima – Ho meee! Krujuni prap me shokun Enver po ju a mbajti bytha, krujuni…

Mu tha pështyma nga sikleti dhe thuajse edhe unë ja futa vrapit. Njëri nga dy klientët se si ktheu kokën. Kur më pa që edhe unë po nxitoja tamam në drejtim të tyre, u bënë pluhur. Gati po rrokulliseshin nga vrapi i çmendur. Dhe me të drejtë, ç’nemelazëm…!

Nga mbrapa nipi sistemonte lekët dhe pa e kuptuar fare se pse po largohesha edhe unë me aq nxitim më tha :

-Këtu më ke deri në ora dy daje, hajde e pije një birrë.

Nuk vajta më në atë zonë. Edhe sot kur më qëllon rruga aty, rrotullohem nga rektorati përball me hotelin e madh, pa e kthyer fare kokën nga sheshi me kollona.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe fizarmonikë

E respektuara znj. Luljeta Germenji (Gjini).

E konsideroj rast të veçantë njoftimin e rastësishëm tuaj, se sot në datën 14 korrik, vëllai juaj i shtrenjtë Kastriot Gjini, Oti do të mbushte 73 vjeç. Unë jam një prej qindra shokëve që ka patur yt vëlla. Njëkohësisht, mik modest, por i moçëm i familjes tuaj dhe një njeri i privilegjuar që kam njëkohësisht si shok për kokë (edhe pune) edhe vëllanë tuaj të dytë Takun.

Duke e çfrytëzuar këtë pozicion, më pranoni ju lutem disa impresione të miat me rastin e këtij përvjetori të Otit, këtij përvjetori të lumtur për emrin dhe veprën e tij, por “fatkeq” për ju motrën, familjarët tuaj dhe krejt ata që patën fatin e madh të ishin shokët e tij. “Fatkeq”, sepse nuk aritën, ju së pari e më pas shoqërija e tij, krejt admiruesit e veprës të vet, të jetonin edhe më tej me të, të gëzonin madhështinë e tij si njeri dhe talentin e këtij djali të mrekullueshëm tiranas, në këtë botë shpesh herë të lodhëshme e jo më pak herë të “pa besë”.

Eh… kur të përshëndeste ai Oti, me atë fytyrën e vet plot nur, me atë zërin e tij të qeshur e plot dashuri…!! Po sa i bukur e sa i mirë të dukej vetja për momentin!? Kurse, ishte Oti në fakt ai që e mbushte ajrin për rreth me këtë bukuri e mirësi. Nuk ka për tu përsëritur kurrë mirësija që e kishte gatuar këtë njeri të veçantë! Lum ai që e ka njohur. Pa le më pastaj kush ka jetuar me të, si e motra dhe vëllai i vet!

Nuk ju a kujtova kot se kjo botë, e nderuara Luli, është “e pa besë”. Sepse ajo nuk do që mbi të të ketë frymë që të mari atributet e ëngjëjve, të atyre që ta çlirojnë e ta zbardhin shpirtin nga vulgu i përditshëm dhe në vend të saj ta ndriçojnë atë me harmoni, me dashuri dhe me gëzimin e jetës që pret, që dëshiron, ashtu siç yt vëlla donte dhe i bënte të këndonin të gjithë.

Nuk mund të ndodhte ndryshe me tët vëlla! Vetëm kur kujton atë trishtim e keqardhje përvëluese që mbuloi Tiranën, atë ditë të marsit kur nga përtej detit erdhi lajmi se zemra e Otit pushoi, kaq do të ishte e mjaftueshme të kuptoje se Tiranës do ti mungonte “diçka” që nuk mund të zëvëndësohej dot. Rinisë i kishte ikur tingulli i “fizarmonikës” më të hollë të shpirtit të saj, ai që i kujtonte se edhe brenda një “Kartoline” mund të gjeje rrugën për ta formësuar dashurinë e ëndëruar, muzikanti që dinte ta ngjallte jetën edhe brenda një “Kabine” telefonike, zëri drithëronjës që revolucionarizoi muzikën shqiptare deri në ato nivele, të cilat dyshoj se nuk do të arihen më, duke patur parasysh veçoritë e kohrave.

Çfarë humbje e “pa mëshirëshme”! Humbje që la nga pas një dhimbje dhe mjerim shpirtëror që mund të largohet vetëm atëhere kur të largohet edhe i fundit shqiptar që e njohu dhe u gëzua nga ky yll, që vazhdon e vazhdon të shëndrisi, tashmë jo vetëm nëpër rrugët e Tiranës, por nga lart asaj, shumë lart mbi të, në qiellin e të gjithëve.

Oti juaj dhe i yni moj e dashura Luli, si fare pak njerëz ka mbetur i paharuar! Dhe këtu, ky urim që zakonisht njerzit bëjnë në rastet e humbjeve të mëdha, për vëllanë tuaj dhe të Takut është “i pa nevojshëm”. Pasi është i kryer. Ai është kthyer tashmë në bekim : kënga e tij vazhdon e këndohet njësoj si të ishte kompozuar dje. Dashuria që shpërndau ky njeri, tamam atëhere kur qytetarët e të gjithë Shqipërisë, sidomos brezi i ri kishte nevojë për të, ka 43 vite që është kthyer në një monument të përjetshëm.

E vetmja vlere e prekëshme Otit, që i ka mbetur sot në këtë jetë jeni ju! E nuk ka se si të mos gëzojmë kur shikojmë se si ajo mirësi e dashuri njerëzore e Otit vazhdon e rrjedh ndër ju, ndër krejt familjarët e tij, të cilëve ai ju la nga pas vetëm lavdi e dashuri njerëzore, me të cilat është gatuar krejt familja Gjini.

Ju uroj shëndet e gjithë të mirat dhe ju lutem përqafojeni Takun e dashur nga ana ime.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.