“”””””””””””””””””””””””””””””””
Ç’janë këta more aman…
Por ç’të duhet ty more kërriç gomari që të meresh me partizanë e gjermanë, ti që akoma nuk lidh dot brekët e tua!? Ti kërkon të mësosh se çfarë ka ndodhur 50 vite më parë se të të pillte jot’ëmë, që më mirë të kishte bërë një kërcu se sa ty? Ti o malukat do të tregosh se kush ishte e çfarë ka bërë Avni Rustemi e Myslym Shyri, apo çfar të nxe goja jote e shqyer?
Po pse more koqe injoranti nuk meresh me atë që duhet? Si i bëhet që opozita të kthehet në alternativë pushteti e jo në armiken më të egër të popullit të vet? Si zgjidhet çështja e zhvillimit të vendit, në mënyrë që të mund të barazohemi pas afro 20 vitesh me treguesit e sotëm të Europës? Si i bëhet që pasurija e Shqipërisë të mos shpërdorohet por të investohet në të kapitali më i besueshëm i mundur? Po për bujqësinë e coptuar e të telekosur, çfar mendimesh ke? Po turizmi? Si e mendon që ato bukuritë bregdetare e malore ta shijoheshin njësoj nga të gjithë, të huaj e shqiptarë? Po shkatërrimeve që janë bërë deri më sot, shpërdorimeve dhe vjedhjeve që e kanë kthyer këtë vend në parajsë të hajdutëve, të politikanëve kriminelë dhe të atyre “intelektualëve” si ty që ju ka zënë koka dhjamë, si mendon se do ti gjykosh për të sjellë në këtë vend drejtësinë e merituar?
Po, ja sikur me çerekun e këtyre të meresh ti ore Lei Fen edhe mund të haesh e mund të na gënjesh. Po kështu? Kështu me këto lloj palaçollëqesh që nxjer nga goja kërkon të futesh në politikë ti?
Ik ore malukat, ore të zëntë ai barku i verës e të mos kesh kanal ku të gjesh derman! Se nuk i kemi boll këta qafë derrat tanë që kemi 30 vite e nuk na u ndanë, por edhe ti na duhesh tani. Ik ore vemje e këput qafën!
“””””””””””””””””””””””””””””””
Raxh Kapuri me mustaqe…
Deri në ndeshjen e rradhës lexojmë e na kujtohet ndonjë gjë.
Muzikë të madhe shijonim më parë nëpër festivale. Por edhe nëpër rrugë, muzikën që lindëte aty. Dhe ajo, përveç efektit shpesh humoristik, si melodi tingëllonte aq ëmbël ama, sa kënga të fiksohej dhe e përsëritje me qef.
Unë jam i brezit që kam aritur Maqo Pehlivanin, ashtu siç i thonin atij këngëtarit korçar të rrugëve : Na zuri gjumi / në breg të lumit / na vjen dashnorja me nalle / dhe na zgjuan nga gjumi… Dhe e dridhte zërin Maqo Pehlivani duke vibruar nga pak pëllëmbën e dorës të djathtë që e mbante para si punë mikrofoni. Hajde të kënduar hajde!
Edhe tani, “fap”, të vjen ndonjëherë ndër mëndje ndonjë këngë e tillë e fillon dhe e këndon. Të lehtëson pakëz nga pesha e gomarllëqeve të përditëshme. Se çfarë tjetër të kërkosh nga një këngë plot pasion ku derdhej me aq dashuri shpirti i atij që e këndonte? Dhe jo duke ulëritur e duke u çjerrë, por ëmbël e ëmbël, me një zë të butë e pa intonime, me melodi të adaptuara ca nga këngët e njohura e ca nga filmat e kohës.
Po kur për dreq mbaj mend një tip fukarai, i cili para se të kërkonte ndonjë monedhë këndonte hallin që i kishte rënë!? Më ka lënë pak kujtesa tani, por ishte një që qahej duke kënduar qosheve për të dashurën që e kishte ndarë jeta e pabesë. Nuk mund ta haroj ! : “Eh unë i mjeri me halle / edhe një të dashur që kisha / atë ma shtypi makina e m… / Oh kjo makina e m…, makina e m…
I mjeri këngëtar! Kur bënte oh… e kur kujtonte se pse ishte këputur në mes dashurija e tij, zëri i mekej dhe nga sytë rridhnin pika loti të nxehtë…
Mu kujtuan këto këngë, thjeshtë pasi para disa ditëve pashë një koncert (apo nuk e mora vesh se çfarë ishte) ku një tufë këngëtarë të rinj këndonin, por me fjalë që e bënin orkestrën dhe zërin e tyre të nxirte xixa nga nervat. Fjalë me terminollogji a thua se po ndiqje koncert të ndonjë shkolle të policisë kundër krimeve të rënda : vrasës, i poshtër, tradhëtar, i pa besë etj. Nuk i ndoqa shumë, pasi nga kuzhina e shtëpisë dëgjova një thyerje të tëmerrshme pjatash dhe një korr zërash “mbylle more atë m…televizori”.
Eh sikur ndonjë nga këta “këngëtarët” e sotëm të kishte mundësi të na këndonte ndonjë prej atyre këngëve që kujtova (atë të Raxhit të shqipëruar psh), eh çfarë shërbimi të madh mund ti bënin kombit : Raxh Kapuri me mustaqe / puthi Ritën mu në faqe / A a a … Raxh Kapur / mos u bë si i sëmur …