12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Barie Çupi

 

Mësuesi im Mësuesja ime. Barie Çupi

MËSUESI IM MËSUESJA IMEKush është zëri, fron i dijes që të thërretqë të zgjon?Kush është dora krenariqë të gdhendqë të llaston.?Kush është gjurma rrugë e dritësqë nuk fiketqë ndriçon?Kush emër godet terrintë jep forcëtë lartëson?Kush është vepra shpresë e bardhëqë hap sytëe t'ka rritur?Cilën fjalë ke shembull jetenë çdo shkallë për tu ngjitur?

Posted by Art poetry on Saturday, March 7, 2020

Pershendetje!L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta e spazio al chiuso

!Respekt e mirenjohje shuuume te perzemerta per gjitha nenat,motrat,miket e mikeshat,te shtrenjtat e zemres ,zonja te çdo familjeje.Faleminderit dhe respekte per zoterinjte qe vleresojne te qenurin prane nje femre ,gruaje,,mirenjohje per ata qe vleresojne sakrificen e kesaj gjinie qe riperterin boten,qe zbukuron jeten,qe ngroh zemrat,qe punon pa u lodhur per rritjen e femijeve.Femra magjia e momenteve te bukura per zemrat e çdokujt,idealja e ndjenjave te pastra,dashuria e jetes,e qiellit ,e natyres dhe çdo gjeje te bukur mbi toke.Respekt e mirenjohje shpirterore per gjithe ju qe keni komentuar ne postimin per NËNËN.Pa kete zemer engjellore nuk mund te kete jete…duajeni fort ate qe jeta te vazhdoje..Duajeni femren ,duajeni vazhdimesine..Universi sheh dhe kupton çdo ndjesi zemre.Ju uroj miresi ne zemrat tuaja,ne familjet tuaja,ne miqesite tuaja..Dashuri e Respekt per kete bote qe po e vrasim me nga pak harrese miresie..Miqesisht çdokujt i lutem e i pergjerohem per me shume dashuri e miresi me njeri-tjetrin..Jeta eshte e shkurter,por rruga mjaft e gjate per te dashur e per miresi.Ju dua me zemer e me respekt te gjitheve!

NENA IME..L'immagine può contenere: 2 persone

O nena ime e mire
e urte
e dashur
e pafaj
duararte,punetore
sa desha te te ngjaj

Po qe u lodhe kurre nuk thua
ulu njehere e pusho
goja jote e papertuar
na thote te gjitheve ‘urdhero’

O nene çfare po ben tani
per ty po lutem o bir,
o nene sa krenare une
po ti kur do flesh gjume?

Ne mengjes sapo del drita
nena ime ne guzhine
zgjohu bije vjen zeri i saj
merr dhe nje mengjes te mire

Vishu bukur,paster drite
rrobat pale ne dollap
kujdes rruges,sillu mire
nena ime krejt merak

Kthej nga shkolla gjith’gezim
krahehapur mamit tim
kur te lumtur shoh nenen time
ngopem edhe me therrime

Nata ditë gjithmone per te
njeri mire,tjetri lengon
e pazevendesueshme je o nene
kujdesi yt kedo sheron

Miresia e zemres tende
ne çdo gjurme e ne çdo hap
liber keshillash ne çdo kend
fjale e embel,e kristalte

Kush si ti o nene e shtrenjte
do te donte kaq shume per mua
edhe bota po te shuhej
do ringjallej nga lutjet tua

Ti je rrezja e syve te mi
je frymarrja qe me dha jeten
dore e mendje,trup e shpirt
vetem ti s’ma mbyll deren

“”””””””””””””

MËSUESI IM
MËSUESJA IME

Kush është zëri, fron i dijes
që të thërret
që të zgjon?
Kush është dora krenari
që të gdhend
që të llaston.?

Kush është gjurma rrugë e dritës
që nuk fiket
që ndriçon?
Kush emër godet terrin
të jep forcë
të lartëson?

Kush është vepra shpresë e bardhë
që hap sytë
e t’ka rritur?
Cilën fjalë ke shembull jete
në çdo shkallë për tu ngjitur?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.