FRYMË E ARGJENDTË
Tani ti po flen,o e bukra tokë,
me shpirtin gur e shtatin hijeshi,
se nuk të vranë ca salltanete sot,
se për pak jem’ngrirë ,si buste n’rehati.
Në kafazin tonë të gjithë u syrgjynosëm,
një flamë e mushkrive,buzëqeshjen ka trembur,
eee…dje u krekosëm,helmuam, tymosëm,
sot pyesim veten,ç’është kjo ethe e çmendur?.
O tokë të lodhëm,me filtra krejt skaduar
me male mërzitur e pafund shkreti,
fustanin tënd te bukur,ta ndotëm gabuar,
në heshtje mos u zhyt,as në zymtësi.
Si pllakë e ftohtë varri,pa mua dukesh hije,
mbahesh çaluar,si jete pa dashuri,
aromën e pranverës e ka lëkura ime,
vesa bie e bardhë,trëndafili nuk e pi.
Shkëlqen kaltërsia,përzier pafund lutje,
si rebele qetësia len kujtime të hidhura,
ofshamat,lëngimet,klithmat atje tutje,
thithin zëra njerëzish,si korba të uritura.
O tokë e baltës,e qenësisë sime,
rrëmbema egon,keqndjellësen dinake,
po të kërkoj këputur,të blertat ngushëllime,
pakëz frymë të argjendtë, në k’të copëz nate.