9.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Barie Çupi

Gëzuar o e mira Tokë!…

Dita e projekteve të mia ndër vite në shkollë
Unë si gjithëherë ndër vite ndjehem sot më pranë se kurrë me historinë tënde Tokë e dashur..Dhe pafud kam lexuar e studiuar por gjithmonë e pangopur kam mbetur.Këtë etje për të ditur më shumë rreth teje unë e shuaj me përkujdesje ndaj lukut tënd o e mira Tokë…aty në të miliardën cm hapsirë, unë përlyej gishtat me baltën tënde, unë frymoj me ty e për ty,në avujt e vesës së mëngjesit që përkëdhelen nga rrezet e diellit…..Tokë e shtrenjtë , planeti më i bukur në univers, edhe planeti i zjarrit të ka zili sepse ti ja merr energjinë me fuqinë tënde magnetike..Je kaq e pakapshme e unë shpesh mendoj se je dhe fare delikate…Normal se armiqtë e tu të janë bërë krijesat e tua.Këta që mbi ty përpunojnë betonin e zi, këta që me gjakun nxjerrë nga damarët e tu të ndosin trupin, të tymosin sytë e të djegin flokët e tua lëshuar krahëve në male e parqe të zbukuruara me bimësinë shumëngjyrëshe e të shumëllojshme… Tokë moj je kaq zemërbutë ndonjëherë, dhe mirënjohja e këtyre njerëzve që zgjohen e flenë mbi pasurinë tënde është kaq mospërfillëse…E kujt i duket vetja fuqishëm para peshës tënde hyjnore?
Tokë e dashur! Kam kurajon të të flas hapur, sepse e di që të dua,sepse Ti je oksigjeni im, je siguria ku unë ndihem e palëkundur, je motivi i zgjimit të dëshirave të mia, je pema që prodhon,je lulja e preferuar , je pika e djersës, je ushqimi më i shëndetshëm, je mjeku më i shkolluar …je shtrati i kësaj bote dhe i përjetësisë shpirtërore, je përtej çdo drite që të harmonizon shikimin…je libri i diturisë, je shkolla e mendjes, je morali i njeriut dhe i punës, je infiniti i mrekullisë, je oazi i shpirtit që mbretëron jetën…
Tokë e dashur! E ndjej zemërimin tënd të lëndimit….Më lejo sot një ditë të vetme të lutem për ty e të zhurmoj për ty….
….mbase dikush më dëgjon, mbase dikush më kupton, mbase dikush reflekton, mbase dikush zgjohet, mbase dikush rehatohet, mbase dikush lexon dhe fillon e mëson…
Toke e bukur, e lashtë, e pazëvendësueshme…që s’e pranon plakjen, as rrudhosjen, që rrin gjithkohës e qëndrueshme edhe në ditë të turbullta e të stuhishme ti nuk dorëzohesh…Dora jote përkëdhel ëndrrat e tona..Unë , në, ata, të gjithë të ulemi në gjunjë, të kërkojmë falje, të duam e shtrenjta hyjneshë, mbështjellja jote është mushkria e botës..të jemi në borxh e dashur…por shlyerja e gjithë dalldisjes sonë është falja që presim nga Ty o e mira Tokë…
NJË COPË TOKE LULËZOVA
Pashë një copë toke që bërtiste me zë,
u mbështolla në qelizë, fytyrën mos më njihte,
një frymë të fisme, derdha mbi të,
gjithë ëndrrat e thyera filloi të m’i ngjiste.
Pashë një copë toke djegur prej fatit,
sërish u maskova si me faj ngarkuar,
një grusht krenari ia vesha për shtati,
ajo më nxorri emrin nga zjarr’i shkrumbuar.
Çeli sytë toka në dritat labirint,
lëviza padukshëm akrepat e orës,
një pëllëmbë djerse, ia fala me shpirt,
më puthi në ballë, në sy të gjithë botës.
Hapi krahët toka me muskuj të argjendtë,
ia gjurmova thinjat, mbetur nëpër male,
ata gurët nën thembër ia spostova lehtë,
pakuptuar ma zhveshi gushoren me halle.
Pashë një copë toke, tretur gjer në palcë,
një gllëjkë loti fsheha, mbledhur në shami,
kockat ia vadita me ujin e kristaltë,
gërmat bëra lule, dhimbjen poezi.
Pashë një copë toke që qeshte nën vetull,
i këputa makthet , zakone të këqija,
kujdesin ia dhurova, gjithë ç’më kish’mbetur,
do dashurohesha me tokën, e dija, e prisja.
“Foto qe flasin per ndjesite e mia ndaj tokes kudo ku jam mundur…lulet të rritura në oborrin tim…”

NË GJIRIN E VENDLINDJES..

A duhet rrënuar në lule, në gjurmë,
ku e vërteta si aromë temjani qartësohet,
ku njihet dhe gjuh’e milingonave në mur,
ku më gjallon rruga, e femijëria zgjohet.
E shpërndahet në melodi të artë rima,
ku dalldisja e diellit si kozmetikë e shpirtit,
ku flokët e barit lotin mbi ngjyra,
ku më ngrohet lëkura, si toka pas dimrit.
E zbret e pushon fryma nën gushë,
ku gjumi dhe ëndrra shëtisin në shije,
ku ulet ylberi e përkëdhelet butë,
ku më vjen çdo mall në dritare qetësie.
E shtrihen,dëgjojnë vargjet gurgullimën,
ku fjala mblidhet e kthehet ujvarë,
ku ndalet horizonti e të vizaton fytyrën,
ku më gudilis ajri,si nostalgji e bardhë.
E ndjej Medinën, e prek me ëndje,
ku lutja pëshpërit dhe në hijen e zemrës,
ku dashuria më puth supet dhe mendjen,
ku më dridhen kujtimet,në pikat e lemzës.
E treten stuhitë, shtrihen të gjunjëzuara,
ku terrnajat lakuriqe i ngjethen arratisë,
ku zogjtë shuajnë etjen,në burime të harruara,
Më freskon vendlindja,si buzëqeshja në qelizë.

LE TË LEHIN QENTË.

Lehën qentë…
në rrugë të thyera, të ngatërruara,
në asfalte si grahama të zbehta,
dolën ofshama e ranë në veshë të shurdhëra,
në zgavrat e jetës,u ngulën dhëmbë të mprehta.
Lehën qentë …
e ku gjetën fjalë, i copëtuan, i kafshuan,
por rrokjet në veshin e qiellit i dergoi njeriu,
pëlhurat e shpirtit iu shqyen,rënkuan,
në qerpikë pishtarësh si fajtor qëndroi shiu.
Lehën qentë…
në ëndrrat e ëngjëjve bënë zhurmë, bënë sehir,
kur yjet qëndruan verbër e fikur si në murg,
u ndezën, u shkrijnë qirinj në lutje gjer në të gdhirë,
le të lehin qentë,dhe e lehura e tyre ka një fund.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.