16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Barie Çupi

 

MOS BËJ KOMPROMIS..
U shkatërrova me pyetjet e mia shurdhe,
në mallkim retorikat që fsheha në shpirt ,
çelën fjalë delikate, u dogjën si krunde,
si makth në të errët nata u zu pritë.
Ne kocka i enda të gjitha përgjigjet,
pa menduar të gjej një lëkurë të butë,
loti që më dehu e tani qesh e kridhet,
m’i zhyti gjithë ëndrrat,në udhët e paudhë.
I përfalem çastit në filxhanin e kafesë
përgjumen demonët e ëngjëjt përloten,
një goditje e çartur më bën lojra në pendesë,
e mat arrogancën e me mmllefin nuk ngopet
Çlirohu si një zanë, si një yll lësho dritë,
spirancat lidhi fort,gjer në qiell tek retë,
me vdekjen në mundsh mos bëj kompromis,
njëhëre lind njeriu e ka vetëm një jetë.
SA DIELLI HODHI SHTAT
Në netët kur nuk fjeta,
qelizat m’u dobësuan,
Më gjetën a i gjeta,
yjet m’u afruan.
Kur hënës i ngjasova,
u flaka mbi shpirtra,
lot e plagë arnova,
bërë rripa – rripa..
U fola lehtë maleve,
varën kokën heshtën,
nën shkëmbinjtë e djallit,
lëkurë e kockë m’u tretën.
U tregova drurëve,
krejt i zverdhën gjethet,
iu përula gurëve,
më zunë pritë ethet.
Më panë me lak nën gushë,
njeriu më përqeshi,
mbi nje drizë gëmushë,
frikacakja frikë më ngeci.
piva ujë në përrua,
ujë zanash kristal i ftohtë,
u zgjua një dragua,
më çoi në tjetër botë.
Endrrat si çakmak,
u çliruan më thanë ngopu,
u përgjuma vonë në shtrat,
as jastëku më s’më njohu,.
Mëngjesi si çunak,
më hapi kraharorin,
sa dielli hodhi shtat,
më thau të gjithë lotin….
Miranda Troci Derti, Marjeta Musaraj e altri 176
Commenti: 38
Condivisioni: 3
Mi piace
Commenta

Condividi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.