23.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Barie Çupi

NJË ËNDËRR NË GJI.Fotografia e Barie Çupi

Bie nga legjendat e humnerave zgjohem,
ngjitur shekujsh e kacavjerrur ngatërruar,
stuhishëm portës hapur i afrohem,
mund e dëshirë një amanet i bekuar!Fotografia e Barie Çupi

Një fjalë isha dje,por ndezur si pishtar,
kokëvarur marshova pa gjetur një përgjigje,
të buzëqesh në këtë rrugë, pa të shkoj në varr,
t’ia shijoj vendit tim, çdo aromë pishe.Fotografia e Barie Çupi

I çmuar shpërtheu lajmi bërë bujë,
për veprën e argjendtë,xixëllon përkushtimi,
duartrokit magjiplotë si perëndi e jo statujë,
dhe terri i natës të verbohet nga ndriçimi.Fotografia e Barie Çupi

Sikur nektar i mbledhur,sot loti im i gëzimit,
në malet e thepisura me ballin të djersitur,
më përqafon vargmalesh ura e bashkimit,
u tregon shkëmbinjve,gjurmët pabraktisur.Fotografia e Barie Çupi

Më tregoi dhe mua, për ofshamën e stërgjyshit,
një copë bukë në torbë dhe ëndrrën në gji,
për flakën e syve,për hundësh shkundur shpirti,
sa mall e lot këmbëkryq,e sa shpella histori.Fotografia e Barie Çupi

Udhë e mbarë,e qeshur në sytë e çdo njeriu,
si fanar për gryke të rrin varur gur i arit,
emër e besë zemrash,nga i vjetri te i riu,
akrepat e orës i ndryshon veç Rrugë e Arbrit….Fotografia e Barie Çupi
…&.”Kujtime dhe mbresa nga ekskursioni me kolektivin prane Urës se Vashës”…

DHEUT TIM…Fotografia e Barie Çupi

O dheu im i melodisë së shpirtit,i aromës së luleve,
distanca e zërit tënd më përplaset shtigjeve,
ritet tua si trena të ndalur në dyert e huqeve,
era të fërshëllen e hapet krahësh shkëmbinjve.

Ti baltë e ngrohtë më ndjen e pickon nën këmbë,
ëndrrën ke të lyer me ajkën e gurit të shitur,
hijeve të ditës sodit krenaria e më peshon rëndë,
si ortek i ftohtë,rrënjët grumbull më janë thinjur.

Në gjirin tënd të murgët lëkurën e kam fshehur,
tërkuzën ngatërruar, shekujt s’ma kanë kalbur,
çdo lëvizje në qelizë supeve mbështetur,
krisur degësh,syrgjynosur,fjalët më rrinë kapur.

Unë prap asgjë nuk lëviz nga hiret e tua,
sikur fryma e përrenjve kurmit tënd rri zvarritur,
rri varur kaçubesh, brinjë, duar e thua,
të jam ulur në gjunjë dhe pa gojë të jam përgjigjur.

Jo ndryshe nga dje,hienat bredhin e zhurmojnë,
të krehën me gjuhë helmi,të zhveshën , të vodhën,
tê huajt zgjasin krahun, gishtërinjtë t’i shkurtojnë,
kopshtet bosh mbetur,trëndafilat ku u mbollën?

O dhé i ëmbël dashuri,mëmëdhé gjaku im,
mjegullash përhumbur,të mbështillem e zbehtë,
në akrepat e jetës,më rrin zgjuar një vegim,
si të ta ndris fytyrën e të qeshem e vërtetë.

PUSHO MALL…Fotografia e Barie Çupi

Pusho pakëz o mall…
ti fluturon nëpër shpirtra larg nga mot,
larg mbi dete,
nën qerpikët e reve,
marrosur, mbushur, syrgjynosur,
me ankth e me lot.
Pusho i bardhë në malet e përhimta,
ku zëri është i freskët,por i ngjirur,
është aromë piklash e dritash të imëta,
është erë që fshihet nëpër xhepat e kodrave,
e shalon dremitur.

Pusho njëherë o mall…
në mos mundsh vetë si kaltërsi,
nga këtu do kaptoj pendime,
zhurmë, dhimbje,
baltën e këmbës dhe llumin e zi,
do t’i ruaj,do më duhen si kujtime.
Zbrit mall në shtigjet e të vdekurve,
kërce mbi lumë,mbi oqean,
i vetmi puls që nuk qeshet,
por ndrydhet e shtypet,
kërrusur pritjes si kafshatë që s’përtypet,
në të dëshpëruarin sy që qan.
Ti malli im…
ti derdhesh ngahera gjithkund,
e psherëtin kur ka muzg,
nën pemë, nën gurë,nën gjuhë,
e sërish flet padukshëm gjer në pafundësi,
në ëndër më loz, të përkund,
dhe ajri,dhe fjala,dhe zemra vishet gri,
dhe vargu në lirikë lot pa melodi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.