KOHË E NGRYSUR

Zbres shtegut në gjunjë tokës mirënjohur,
shkas qarkut mbetur pa konture,
papritur perfundimin e fryrë,e të lodhur,
ndaj hapat me kryqin e një rruge.
Pengje të linjta qepur mureve të zemrës,
këmbësh mpirë si stinë e dehur,
ngrysur,papërtypur zvarrninë e jetës,
në pluhur koha si kartë e djegur.
Ngadalë i mërmëris malit rrëpirë,
i ulem në prehrin e ftohtë,e të plakur,
kafshoj gjuhën dridhur,këmisha ngrirë,
derdhem jehonë,vargjesh përshtatur..
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Puna flet edhe në gjërat fare të vogla..Të nxisim të mësuarin dhe kulturën mundemi edhe në insistime sado pak të dukshme qofshin ato.
Më poshtë do shikoni orë mësimi
-klasat e 9-ta realizuar në klasë,me një tematikë interesante dhe të domosdoshme për lëndën që unë jap mësim.
-Frankofonia…
-Termi frankofoni haset për herë të parë në vitet 1880 duke përfshirë hapësirën gjeografike ku flitej kjo gjuhë.
Në vitin 1998 Asambleja e Kombeve të Bashkuara i jep të drejtën “Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë”me 53 shtete frëngjishtfolës e mbi 274 milion njerez që flasin frëngjisht…duke pasur përfaqësuesin e tyre në Unionin Europian në Bruksel.
-Shtetet frankofone kanë të përbashkëta me Francën si :- zhvillimi i demokracisë,-përkrahje e të drejtave të njeriut,-dialogimi midis kulturave dhe civilizimeve,-zhvillimi ekonomik.
-Frëngjishtja ka statusin e gjuhës amëtare në disa vende si :France,Belgjikë,Luksemburg,Zvicër,Monako,Andorrë dhe Kebek…
-Ndërsa një ndër shtetet e shumta që e ka gjuhë zyrtare është Maroku për të cilin flet edhe kjo temë mësimore..
“Promenade dans la medina”(Shëtitje në medina)…
Frankofonët janë ata qe e flasin ,e degjojne,e kuptojne gjuhen frenge ..konkretisht (nxënësit) që këtë gjuhë e mësojnë në shkollë quhen frankofonë.
Pikërisht në këto dialogje (lojë me role) flitet për një grup fëmijësh francezë që vizitojnë vendet frankofone dhe nëpërmjet konkursit te fituar ato zhvillojnë mësim në anije ndërkohë që explorojnë e zbulojnë kultura te vendeve qe ka frëngjishtfolës dhe një ndër ta është Maroku..
-Nxënësit e sjellin thjesht nëpërmjet një projekti të cunguar,sepse kushtet në pandemi na kufizojnë hapësirat për ta realizuar ndryshe siç u realizua një vit më parë…
-Frankofonia është realitet shumëdimensional,kulturor,politik dhe ekonomik..
-Por ajo çka mua më intereson është dëshira e nxënësve të mi për të marrë njohuri rreth kësaj kullture dhe për ta mësuar gjuhën frënge..Faleminderit nxënës