20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Barie Çupi

THJESHT ZHURMË

Thjesht zgjatem e sforcueme,

mbështetur mbrapa një hapësire,

tek dëgjoj si shtiret jeta

e zhurmshme,

si karton pazëlli e ndërtueme,

ëndrra të çara e të paarnueme,

vetëm sa vijnë e dobësohen,

si melodi rruge e harrueme.May be a black-and-white image of 1 person dhe E brendshme

MUNDESI E FUNDIT
Diku në një kënd të kopshtit tim
si triumf në shkëmbim,
i servira fisnikërinë e shpirtit njerëzisë.
Soditën,
u përflakën në tërbim,
shkelën mbi petale si ngatërrestarë,
u dëshpëruan prej xhelozisë,
…zbrazdësi pas më lanë.
Qetësisht i pastrova gjurmët
me dobësinë e lotit të ëmbël,
ashtu unë përulur,duke qeshur ndonjëherë.
Ata u zbavitën,
as nuk ndenjën,as nuk ikën,
e sërish më panë vëngër,
ma përmbysën qiellin në shi e në erë.
Po përse o njerëz
për të qindtën rradhë harruat,
në kopshtin me lule ju vendosa komod,
ditësh mes gjelberimit u kënaqët,
u harbuat…
sa e pamend,
sa e shkujdesur kjo botë.
Fluturat hareshëm,numëruat
mrekullitë në verandën time,
kur yjet natën ndriçuan,
etja juaj,u bë dora ime.

Diku e ngado lënduat pa çmim,

e mos më gjykoni tani për keq,

mundësi e fundit u bë vargu im,

fjala në heshtje nuk është privilegj.

“”””””””””””””””””

GËRMA DASHURIE
E humbi lotin e mpirë,
që ish’ endur hojeve të retinës,
në fortesën e shpirtit e pat ngrirë,
për ta shuar me yllin e dritës.
E nusëroi dhimbjen e mavijosur,
si një sumbull në kraharor,
e stolisi plagën e rreckosur,
me vellon e hënës meteor.
E gremisi frikën verdhacake,
që rrënqethej natës pafjetur,
zier shtrëngatash zemërake,
vesë gjinjsh mbledhur.
Si një sulm në aortën e majtë,
u përmend një mall i pafaj,
me të katra ia mbathën djajtë,
ëndrrat morën nur pasandaj.

Një forcë si gjerdan i artë poezie,

tingujsh violine përulur,

psherëtijnë shenjtë gërma dashurie,

syri buzëqesh e mbështillet i lumtur.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.