Këtë natë do i përzë udhës shumë fjalë,
dhe fjalët e bukura,shkruar në krahë zogu,
k’saj bote të vogël,nuk i bëjnë dot ballë,
duan frymë pëjetësie,larg këtij smogu.
Në rrugën drejt hiçit,as hëna nuk ndriçon,
përkëdhelur askush,e pash unë dhe ti e pe,
dita na tall’ëndrrat,as gjumi s’na i kallzon,
largohuni zogj të bardhë,atje re mbi re.
Kam prekur orë e vite,në pritje melodish,
nën yje kam lexuar e kam shkuar mbi jorgan,
e njëjta këngë e vjetër,disqesh u kris,
pakuptim ndjenjat,kjo kutizë nuk i mban.
Asgjë s’ka përreth,të qeshësh,të kapesh,
përplasur universit,koha lëviz ngadalë,
dashuri që humbin,puthesh e ndahesh,
në rrugë që thyhen,gërmat heshtin e qajnë.
Kësi fjalësh mjegullnajë,nuk i kam për poezi,
shpirti ftohur e mpirë,hapësirash do i përcjell,
ngarkuar në ajër,le të bëhen erë e shi,
e nesërmja matanë,unë vargjesh rri mbështjell.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Këtu në më gjetsh,më thirr e më zgjo,
me fjalën kam luajtur,e fjalësh po mbytem,
një uratë shkëmbe,e vdekjen më përgjo,
altarit iu shkoqa,tani frikës nuk i lypem.
Këtu në më bekofsh,a në më dënofsh përjetë,
ndërmjetës mos merr,të përkthejë gërmat e mia,
diell e hënë flijova,gjë tjetër ç’ka mbetë,
parajsën se besoj,në mbyllet sysh dashuria.
Këtu në më provofsh,a në preksh zemërimin tim,
një shenjt shko e pyet,nga është rruga ime,
gjembash mbi lëkurë,sikur një trëndafil,
thirrmë pasandaj,e më trondit në përjetime.
Këtu në kalofsh,ku gjitha dritat zgjerohen,
më natën gënjehu,ditës dili ballë,
jetë tjetër nuk ka,Zotit përgjërohem,
shpejt a vonë mbi epitaf,ti tregimi,unë një zanë.