6.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Barije Artan

Gëzuar ditëlindjen shpirti im.Gezuar Ditelindjen... ! ... (full HD 1080p) - YouTube

L'immagine può contenere: 1 persona, barba, spazio all'aperto, acqua e natura

Sot është ditëlindja jote, o shpirtë i shpirtit tim.

Do i shkruaj ca fjalë o jeta ime.

Si aroma e trendelinës që mbante gjyshja ime në sundukun e saj, ashtu e ndjej erën tënde nga e diela në të shtunë.

Por sot, lere punën bir është ditëlindja jote shpirtë.

Është e para ditëlindje që mban vulën e shpirtit, që ti dhe unë nuk do të ndahemi më kurrë.
Ndaj… eja të flasim ashtu si di nëna të flas me të vetmin djalë; fjalë shpirti me ngjyrë dashurie për birin e saj, fjalë zemre të ëmbla mjaltë.
Eja o shpirtë, i shpirtit tim. Hajde o bir, ti që çel luledele në kopshtin e dhimbjes time.
Hajde bir të them një sekret.
Të kam ruajtur dashurinë më të madhe në shpirt, që s’ja kam dhuruar askujt.
Hajde bir të puth nëna gushën, të ndjej erën e engjullit tim Arturit.
Hajde bir të mbështes kokën në kraharorin tënd, të ndjej ngrohtësinë e kësaj bote.
Hajde shpirti im të festojmë ditëlindjen e ringjalljes time në ditëlindjen tënde.
Ah sa shumë gjëra kam për të thënë.
Lulja e gjithë luleve ka ngelur në shpirtin tim, atje ku unë ndjej dhe Zotin në kraharor bir… atje ku unë kam dhe dhimbjen.
Po një lule mbi lulet, je ti dashuria e shpirtit tim.
Ngrohtësia e shkrirjes së akullit te lotit, mbi qerpik.
Hajde shpirtë, se kopshtin e shpirtit tim e ke lulëzuar me emrin Artur.
Hajde shpirti im të tregoj, se si me ngeli përralla e djalit përgjysëm.
E di… sot është ditë gëzimi nuk duhet të tregoj asgjë, por unë do t’a tregoj, se brenda kraharorit tënd është shpirti djalit.
Do t’a tregoj me shumë dashuri, se është një përrallë e gjyshërve të mi.
Ah shpirti im sa do qeshim sa do lumturohemi, se nuk do jemi vetëm ti e unë.
Por do jetë edhe engjëlli jon… bir.

Hajde shpirtë të festojmë ditëlindjen tënde, gjithëçka e bukur të pret.

S’duron shpirti nënës bir, për mallin që i dhemb.

Vetëm ti e mbush këtë shpirtë me jetë, që për 39 vjet jetoj e vdekur në mes të gjallëve.

Vetëm ti e mban gjallë këtë shpirtë.

Ardhja jote e çdo të shtune, më mposht sëmundjen.

E di që do vish dhe jo për ditëlindjen, por për nënën tënde; se të kam djalë e më ke nënë.

AUGURI shpirt AUGURI bir..

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.