“”””””””””””””””””””””””
Mos e vrit veten për asnjë motiv në botë, por dhe mos ja lejo kurrë as një tjetri të vrasi, duke të detyruar të vet vritesh.
Nëse të ka shkuar në mendje të vetvritesh ?
Provo, hidhu në det.
Do të ndodhë diçka që nuk e ke ditur: do të përpëlitesh, do luftosh për të mbijetuar, do të përpiqesh t’u rezistosh dallgëve.
Kjo është dëshmi, se ti nuk ke dashur të vrasësh veten.
Ke dashur të vrasësh dikë brenda teje, por jo veten.
Ai të cilin ke dashur ta vrasësh brenda teje edhe mund të largohet, por të duhet forca, shumë forcë.
Ndaj, ngrihu nga ku je rrëzuar apo të kanë rrëzuar.
Mundësia e parë je ti, shpëtimtari vetes.
Mundësia e dytë eshtë nëna.
Nëse e ke nënolen në jetë, fol me të, nëse nuk e ke kërkoje brenda vetes dhe fol se të degjon; besomë të lutem.
Të jesh e bindur, se ajo do të jap një shkëndijë kuptimi që zemra e mendja jote do të dine të zgjedhin rrugën e duhur.
Dhe kjo do jetë ajo që do të kuptosh se ka arsye të jetosh.
Ndaj unë prap po të them, mos e vrit veten.
Fillo të mendosh mirë, shihe jetën pozitivisht.
Mos mendo se je i/e vetme që ke halle e probleme, e as që ato janë të pakalueshme dhe pa zgjidhje.
Fundja, ti mund të mos e dish zgjidhjen por ajo ekziston.
Kushdo që mendon të vras veten unë nuk e përbuz, por nuk mundem t’i them se ti je një luftëtar.
Në fund të fundit ne jemi prej ujit, zjarrit dhe shum materie të tjera dhe këto nje ditë marrin fund për trupin tonë, por ato kurrë nuk zhduken por ripërtërihen gjithmonë.
Ti, ju, duhet të thelloheni në vendimet tuaja, sepse pikërisht kjo eshtë ajo që satanistët duan të vrasin te njeriu ‘ ripërtëritjen ‘, ndaj të lutem mos e vrit veten.
Kemi 2020 vite që jetojmë në errësirë totale dhe në një jetë të mjergulluar me gënjeshtra dhe manipulime pa fund.
Kjo eshtë koha të zgjohemi, jo të vrasim veten.
Jemi të sunduar dhe skllevër të kësaj bote prej mijëra dekadash; të udhëhequr nga qeveri reptilianesh dhe satan.
Shumë shpejtë do marrin fund, ndaj të lutem mos e vrit veten.
Nuk përjashtohet mundësia, që do kemi një luftë civile që nuk është parë ndonjëherë në të gjitha kohërat.
Gjithçka do dalë në skenë, të vërtetën se ndalon asgjë.
Unë ju përqafoj të gjithëve dhe gjithmonë porosia ime eshtë: të lutem mos e vrit veten.
| Barije Karabollaj |