8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Barije Karabollaj

 

Në botë kam trupin.
Në Kuçovë kam shpirtin.

Në Kuçovë kam gjurmët e mia.
Në Kuçovë është dashuria ime.
Ne atë Kuçovë qau dhe qeshi buza e syri im.
Në Kuçovë dhembi shpirti im.
Dhe për Kuçovën dhemb, akoma zemra ime.
Kuçova vendi dashurisë, dhe i dhembjeve të mia.
Vendi mallit…
Ku shpirti atje me ka mbetur, në Kuçovën time.

Nëse gjithë ç’ka urreva, në atë vend që quhet Shqipëri por kurrë Kuçovën dhe atë popull edhe qe spiuna kishte sa ti shtyje me lopatë.
Kuçova është vendi mallit tim, ku dhe shtëpinë e perjetshme kam dëshirë, nëse fëmijve ju jepet mundësia të prehem ne Kuçovë.

Koha skalit thellë në mëndje çdo gje, per ata qe kane dashuri ne shpirtë.
Dhe unë jam me fat, se Zoti me ka dhuruar dy nga më të bukurat mrekullitë: dashurinë dhe penen.
Në shpirtë kam dashurinë.
Në duar penën dhe në mendje fjalët, që janë nga shpirti tejet së vërtetës dhe sinqeritetit .

Edhe që jeta ishte me shumë vuajtje, per mua ishin ditet/vitet më të bukura, të ëmbla si mjalti.
Se jetoja me dy dashuritë e mia, me vajzën dhe me të mbrapshtin tim.
Ndaj, shpirti im nuk ka shërim derisa të shkoj në boten tjetër.
Sepse jam unë vetë, qe lëndova jetën dhe veten.

Koha mbrapa, nuk kthehet më.
Ndaj nuk kam më, çfarë t’i them vetes.
Nga thellësia e shpirtit, më del një ofshanë e mekur.
Ah mall, që s’ke të sosur.
Eh, ç’ti kujtoj vetes.
Loti, syrin më ka verbuar.
Falenderoj Zotin, që pena shkruan me syte e shpirtit.

Kur më kap mërzia.
Kur kujtoj ato 20 vjet, që jetova me ty Kuçovë.
Malli ecën nëpër ato rrugë të pastra, qe sot më dhembin dhe kockat.
Nga malli për ato vite, dikush do thotë hajde… Kuçova është këtu dhe unë e di Kuçova do jetë gjithmonë.
Por nuk janë më ditët e bukura, të atyre viteve për mua.

| Barije Karabollaj |

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.