Shumë njerëz bëjnë plane ose janë të bindur, se jetojnë për këtë apo për atë.
Kurrë nuk kam thënë, se do bëj këtë apo atë.
Ajo që nuk e thashë kurrë me gojë, por e mbajta në mendje dhe e mbaj akoma është vetëm rruga të eci drejtë.
Kurrë nuk jam trembur dhe nuk jam lodhur, nga rruga e gjatë apo nga qentë, macet, që dalin rrugës.
Thonë: se njeriu vjen në jetë për një qëllim, por këtë Ne nuk e dimë.
Dhe nëse është dikush tjetër, them se eshte Zoti, por edhe kjo nuk më bind.
Unë them, se Zoti qëllimin e tij e ka mbaruar.
Përderisa ne kemi këmbë, duar, sy, vesh, mendje… këto po që janë për një qëllim.
Këmbët; të ecim rrugës së gjatë të jetës.
Veshët; të dëgjojmë më të moshuarit.
Sytë; t’i gëzohemi natyrës e gjithçkaje, që na rrethon.
Duart; të përqafojmë njeri-tjetrin.
Shumë thonë, vetëm Zoti e di fundin.
Kurse unë them, mos bëni plane se rruga e jetës të prish çdo gjë.
Dhe rruga janë njerëzit.
Ndaj… unë besoj edhe këtë tjetrën, që Zoti nuk ekziston ashtu si na e përshkruajnë.
Se kjo ” Jeta ” është e mbushur më shumë, me dhembje dhe lotë.
Por, këto dhimbje e lotë nuk i bën Zoti.
Dhe kjo është e gjitha, që nuk duhet të bëjmë plane.
Se jeta jonë nuk është më në dorën tonë apo të Zotit, por në duart e laboratorëve.
Nuk e kam për korona virusin, po për ato që ne akoma nuk dimë gjë.
| Barije Karabollaj |
Nuk thinjën flokët nga
vetmia.
As plakja nuk vjen nga vetmia.
Ajo që të plakë është dhimbja, mërzitja.
Vetmia të sjell veç kujtime, të vjetra.
Plakjen ta sjell edhe përbuzja.
Pse-në që njeriu mban brenda, në mendje dhe zemër.
Nga gjithë padrejtësitë, që i bëhen.
Njerëzit e drejtë me shpirtin hambar, i vuajnë gjithë këto.
Njeriun e mirë dhe të drejtë, edhe familjarët e tij e braktisin.
Dikush të thotë, se je në autobus akoma.
Dikush të thotë, bieri se mire e ke.
Dikush të thotë, je me kohën e turkut.
E keshtu braktisesh nga te mençurit, dhe ty te vihet epiteti budalla ose njeri i trashë.
Kur j’u prishet interesi, as nuk të flasin.
As me sy nuk të shohin.
Ky eshte njeriu modern.
Në paç kuleten plote, ndryshon puna.
Të thonë: mire e ke, sa i ditur je, Zoti të bekofte, je i/e mrekullueshëm, çfarë do bëja unë pa ty etj.
Dhe ti si njeri i mire dhe i drejtë, e ha sapunin per djathë.
Ky eshte njeriu jot, dhe kush do qofte.
Por i joti t’a ngul thiken një çik më shumë, se e di ai/ajo s’ke çfarë t’i bësh.
Vetëm t’i hash m…n që e hëngërt dhe leftë turinjët.
| Barije Karabollaj |
Gjithmonë mendoja se endacake kisha lindur, por jo nuk linda endacake.
Më bënë njerëzit e liq dhe shteti kriminel, që më ënden burgjeve dhe internimeve
Që me lindjen e diellit nuk pash diell, por vetëm retë e zeza.
Por… nuk më trembën.
Zgjata dorën, retë në dorë i mora.
Me gjithë forcën time, fortë i shtrëngova.
Po ajo që më habitë, se akoma këto re të zeza i kam shtrënguar edhe sot.
Me to, shkruaj për veten time dhe për krimet që më bënë.
Këto re të zeza fshehin diellin, që vetem unë e di si e mbaj.
Këto rreze dielli nën retë e zeza, janë shkronjat e mia.
Që pena ime eshte vërtetësia, për tmerret e burgjeve dhe internimeve.
Dhe që më marrin frymën, këto re të zeza unë fortë i dua.
Janë bashkë udhëtarët e jetes time, dinë të vërtetën.
Shumë herë këto re mendjen më marrin, por mbahem fortë mbas diellit fshehur.
Për të rënë në tokë nuk duhet forcë, por ajo që më duhet të mos bie.
Ndaj frika, nga mua ka frikë.
Kurrë nuk më la në gjumë të përhumbur, edhe që shkoi jeta ime me vuajtje.
Unë gjithmonë shkova në rrugën e gjatë, asnjëherë nuk i rashë shkurt.
| Barije Karabollaj |