Kur të jeni të mallengjyer si unë.
Të sëmurë si unë.
Të mërzitur si unë.
Kur forca, t’ju mungoj si unë.
Kur dashuria, t’ju mungoj ashtu si më mungon mua.
Kur mendja, shumë herë nuk j’u gjykon si unë.
Kur shpresa, j’u ka humbur si unë.
Kur qetësia juaj e të
menduarit, nuk është askund si unë.
Kur malli është i pa duruar dhe shpirti t’ju dhemb si un, per ata, qe jetojn ne qiell, dhe nëse shpresoni për një
shprese të re, bëni këtë që bëj unë.
Do j’u mjaftoj të bëni një vizitë nga varrezat dhe atëherë do e kuptoni, qe jeta eshte e bukur.
Edhe ju jetoni për ata qe jetojne në qiell, por ka edhe një gjë tjetër…
Të vesh të vizitosh njerëzit, që e kanë mbyllur gojën njëherë e përgjithmonë, duhet te kuptoni se ajo është shtëpia jonë e jo kjo këtu.
Ndaj duhet të gjithë, gojën ta përdorim për fjalën e mirë që të na buroj nga shpirti.