12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Barije Karabollaj

Shpirti ka mall…

Shpirti ka mall, u shkrep në këto orë të vona.

U rizgjua, shkëndijë shikimet tona.

Buzëqeshje fëmije, lindi si atëherë.

Ndjenjë, ndodhi si asnjëherë.

Më vjen nëpër andrra, një grimë më lehtëson.
Më shiqon si atëherë, shpirti qysh duron.
Më prek si era, krejt më drithëron.
Mall që të bluan, Zot sa më mungon.
Of bre, sa hjek ti o shpirtë.
Malli t’bajka zeher, hiç mos me pyet.
Sytë ejtur, prej mërzisë së sosur.
Krejt m’ka tha, fytyrë shkoqur.
Brenga trazohet, oj natë që më tundon.
Dashni që dhemb, por shpirti e don.
E ndi pranë, dhe që ngat se kam.
Dy trupa një shpirtë, e vetme s’jam.
Shpirti ka mall, pa mëshirë me t’përpi.
Jo… s’harrohet kurrë, ajo ditë me shi.
Krejt me m’sos, ta kam ba hallall.
Ti brenda meje, ke me mbetë përherë MALL.

Barije Karabollaj

“”””””””””””””””””””

Veç vuajtjes e dashurisë nuk di të shkruaj gjë tjetër.

Por këto vargje i kam për ty.

A e ke marr vesh, se doktori më tha se do vdes.

Jo, nuk e ke mare vesh dhe s’ke si ta marresh se unë per doktorrat do kisha vdekur që kur isha 27 vjeçe.

Por lexoj mire keto rjeshta, edhe nese dikush te ka thënë se unë do vdes, ka menduar se do te gezonte. Nuk e dinë, që ti për mua nuk gëzon kurrë dhe ajo qe nuk e dinë është se ti e di, qe unë nuk vdes kollaj.
Jo se jam e veçantë nga të tjerët, por ate që nuk e dinë e di ti që vdekja nga mua ka frikë, pa vajtur 87 vjeçe.
Të kujtohet kur isha e paralizuar, më the se do jetosh 87 vjet.
Kaq jetë më ke dhënë ti.
Mbase ke harruar, por unë jo kurr nuk harroj.
Sa për të freskuar memorien po ta kujtoj, por më mirë të dalë nga kjo temë.
Mbrëmë të kam lexuar një poezi dashurie, a i degjove se ku ka dashuri ka dhe ndjesi.
Shpirti ndjen, dhe të degjon.
Poezia ka çaste lumturie, e lumturia sjell ndjesi në përjetësi në dy trupa me një shpirtë.
Jam e bindur, qe ti ndjen çdo gje timen, se ndjenja ime eshte si kristali, si deti, në thellësinë e tij… si era qe mbush mushkëritë e mia te semura.
Por unë prapë jam e fortë, të dërgoj puthjet me yjet.
Ndaj të gëllirit të mos i shikoj njeri.
Brenda në shpirtin tim ndodhet një det.
Në brigje valësh, të puth kur marroset shpirti im, derisa të zbardhë mëngjesi.
Loti mbi qerpik buron nga shpirti per ty dhe per engjullin tonë, por unë prapë nuk ndalem.
Marr penën dhe shkruaj, le të zgjas sa të zgjasë jeta edhe po nuk vajta 87 vjeçe jetoj ti vitet e mia… se ishe dhe do jesh njeriu, që desha më shumë në këtë botë të ndyrë.

| Barije Karabollaj |

L'immagine può contenere: 2 persone

Ëndërrimet e bukura harrojnë dhimbjen që dhemb..

Oh sa dëshirë kam, të jetoj në përjetësinë e dashurisë.
Të ndjej lumturinë e asaj dite të bukur me shi, ku zemra ime rrahu fortë për të mbrapshtin tim.
Të vrapoj pas erës, të shkoj lule me lule.
Të mbledh nektarin e ëmbëlsisë, t’ja dhuroj dhimbjes time.
E kam thënë dhe do e them, sa te jem gjallë; ditët me shi janë shplodhja ime, janë loti lumturisë që vetëm njëherë e pashë dhe e preka në jetën time.
Shpresoj që edhe ditën që të vdes, kam dëshirë, të jetë një ditë me shi.
Të gjithë të vrapojnë nga frika, se mos lagen.
Unë do lumturohem dhe do shkrihem gazit, duke kujtuar edhe njëherë atë ditë me shi.
Do të jetë dita me te bukur e jetës time, të ndjesh edhe njëherë pikat e shiut në një trup të vdekur po me shpirtë gjallë.
Nën magjinë e të parës ditë të dashurisë, të adhurojnë gjithë yjet bashkë me qiellin, dhe me hënën je mike në përjetësi.
Natën do të rri zgjuar bashkë me yjet, dhe kur të lind dielli engjëll në tokë do të vijë.
Më gëzon shpirti, kur mendoj se kush me deshi në këtë jetë.
Do të doja t’i mrekulloja me prezencën time edhe mbas vdekjes, në formën e një engjulli.
E më pas qiellin e kaltër, do e ngjisja.
Vërtetë është bukur, kur imagjinon të jetosh në përjetësinë e dashurisë.
Të vraposh pas erës, të shkosh lule me lule.
Të mbledh nektarin e lumturisë e t’ja dhurosh gjithë njerëzve, me dhimbje ne shpirtë.

| Barije Karabollaj |

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.