Qielli im blue, i thellë,
i pafund.
Rrezja e parë e mëngjesit
që puth zemrën time.
Sytë e mi shkëlqejnë
dhe shetisin
të lumtur.
Netëve ,
sytë e mi spërkatur me fosfor ,
fokusojnë një kostelacion
me shtatë yje.
Dhe vështrimi që mbart
shpirtin me vehte,
ndihet i përqafuar n’hapsirë.
Qielli im gri
me retë si shkumë,
që krijojnë figura të çuditshme.
Ndoshta dhe ndonjë pulëbardhë
në një kështjellë pambuku,
ku vështrimi im
mbetet i fiksuar.
Qielli im me re të dendura,
të zeza.
Që era xheloze i sjell
duke pushtuar qytetin.
Të zemruara,
të frikshme,
ngarkesat shkreptijnë
në një dritë verbuese.
Dhe vagonat gjigandë të avullt
shkarkojnë shi kudo,
rrugëve,
makinave,
ndërtesave.
Dhe unë i qullur,
i dashuruar me shiun
që bie dhe bie
në fytyren time,
me vështrimin lart,
duke pritur ylberin,
buzëqeshjen e shpresës,
ngrohtësinë e ngjyrave,
qeshjen e shpirtit.
Qielli im i kthjellët,
i nxirë,
i qeshur,
a po i zëmruar,
është drita ime,
frymëmarrja ime,
vështrimi im
i dashuruar.