Duke ecur
nën madhështinë e pemëve të larta,
kokë ulur,
sikur peshën e tyre mbi supe mbaj,
në sa zemra mbyllet në
dhimbjen e vet.
Gjethet pikojnë lotët e reve,
zogjtë shkundin krahët dhe çukasin
mbi trupin tim,
sikur duan të ushqehen
me dhimbjen time.
Fytyra yte,
me flokë të shpushpurishur mbuluar,
dhe sytë e zvenitur ,
në imagjinaten time duket
dhe zhduket,
kudo,
nëpër pemë,
në dritaret e ndërtesave,
në fytyrat e njerëzve
që vijnë dhe largohen.
Shtrij dorën të të prek,
por grushti mblidhet në ajër,
në dëshprim i shtërnguar .
Një iluzion që ndodhet
kudo , para syve te mijë.
Të shoh
në sipërfaqen e ujit
të lumit që rrjedh,
duke u larguar
me flokët e qullur
si një nimfë deti
që ikën dhe ikën.
Pika gjaku bien
në zemër,
në sa shpirti ngrin ngadalë
dhe jeta vdes
në sytë e mijë.
I ndalur mbi urë,
në parmakë mbështetur ,
në imagjinatën time
shoh shpirtin që ikën,
si një siluetë né ajër,
duke lëshuar dritë
mbi rrjedhën e lumit.
Përpiqet të arrijë
një përqafim të munguar
në dritën e syve te largët
nën magjinë e jetës.
Shtrij duart përpara:
Kthehu!
Me nje klithmë qiellore
në një shkreptimë dashurie.
Kthehu!
E shkruar në ajër
me shkronja gjaku
që pikojnë dhimbje
mbi rrjedhën e lumit.
Kthehu!
Që jeta të vazhdojë.
Befas,
hap sytë i trembur
nga një frymëmarrje e vështirë
në djersë i mbuluar.
Një rreze dielli
përkëdhelte kokën time .
Një ëndërr plot dhimbje .
Tani marr frymë thellë .
Jeta buzëqesh .
I lumtur them: