16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Bashkim Golemi

 

NJË PEMË

L'immagine può contenere: una o più persone, albero e spazio all'aperto

Se si ndihem ndonjëherë,
megjithëse shumë rrallë.
Si hija e vetvehtes
që të tjerët nuk e shohin
dhe pse e kane pranë.
Eci dhe eci,
pa ditur ku të shkoj.
Në ato çaste,
vehtja më duket i huaj.
Në kët bote të gjallë ,
ku njerëzit flasin dhe
qeshin.
Fëmijët vrapojnë.
Zëra të gëzuar
përqafohen në ajër.
Pemët në heshtje
ndoshta deshifrojnë
çdo tingull
që puth gjethet e tyre.
Dhe në çdo frymëmarrje
çlirojnë jetë.
Në sa Unë,
duke mos kuptuar as vehten time,
do ishte më mirë,
qoftë për një çast
të isha një pemë!
Një pemë njerzore!

“”””””””””””

VICINO AL LAGO.L'immagine può contenere: cielo, albero, pianta, spazio all'aperto, acqua e natura

Correndo lungo il viale
vicino al lago
con pezzi di cielo al di sopra
come specchi di vita ,
riempio i polmoni
con l’aria umida
e fresca
del mattino primaverile,
che il vento porta
dalla montagna .
Corro
e mi sento leggero
come un gabbiano che bacia
con le ali bianche
l’acqua del fiume
che sorge e scorre
sotto il vecchio ponte di Buna,
ormai vecchia.
Sulle sue spalle sopporta
la vitalità dei passi
che camminano e
corrono,
abbracciando la vita;
il miracolo dei mattini scutarini;
in mezzo alla montagna ,
al lago e
al fiume.
Un regno
con le donne e ragazze,
gli uomini e ragazzi
con le voci gioiose
come cinguettii di uccelli,
e l’allegria diventa armonia.
La bellezza della vita
colorata da note musicali ;
con i colori di regni celesti,
dove la luna sussurra
parole d’amore.
Le stelle brillano
bruciando il buio,
ed il sole sorridente
vede il suo riflesso
nello specchio blu
delle acque scutarine.
Io,
figlio di questa città
corro felice
abbracciato dalla natura,
baciato
dai saluti del mattino.
Vita!
Un pezzo di vita ,
di una vita intera
e occhi e cuore vogliono
goderla,
e l’anima va libera
nello spazio
innamorata.

“”””””””””””

ERRËSIRA DHE DRITA.

Nata,
me gishtrinjtë e sajë të gjatë ,
dhe të frikshëm,
gërvishti mendimet e mia,
duke ëndërruar me sy të mbyllur,
i zgjuar.
Me to endi një vello të errët,
të trishtë,
që të ndihesha i huaj
nën dritën e mëngjesit.
Dhe vështrimi im,
të endej akoma,
nëpër hijet e errësirës.
Tani, në rrugë,
eci i hutuar.
Joshja e gjallërisë nuk arrin
të depërtojë,
në mbrendësinë time.
Më duket sikur,
kam rënë nga errësira,
dhe drita më trëmb.
Në çast,
një zë i mbytur buçet,
sikur kish dalur
nga fundi i tokës.
” Ikni!
Fallsiteti dhe egoizmi
kanë zbehur
dritën e diellit.
Harromëni!”
Çiltërsia nuk mund të mbijetojë,
në xhunglën e krijuar nga buzëqeshjet shtirura,
nga hijenat gojë ëmbël ,
që të ftojnë në grackë.
Lëreni diellin të ndriçojë!
Hapini zemrat!
Le të hyjë në çdo skutë,
ku ka errësirë.
Në vend të gjëmbave helmues,
të shpërthejnë trëndafilat!
Të lumturohen shpirtrat
në krahë ylberesh!
Që bota të jetë e bukur,
e ngrohtë,
për të gjithë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.