15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Bedri Halimi

Sot iku në amshim Daja im, Yrfan Selimi

May be an image of 1 person

Eh Daja Fonë!

Si fëmijë lumturoheshim shumë
Kur po niseshim të Daja me gëzime
Te Daja pra, po shkoja dhe Unë
Ani se në këmbë ecnim rrugës plot mundime
Dhe ti nga puna akoma nuk kishe ardhë
E ne të prisnim me padurim
Nënë! – kur do të vijë Daja ynë i bardhë
Edhe pak, – na thoshte Gjyshja, – o shpirti im
Kur arrije ti o Dajë në shtëpi
Uuuu sa shumë gëzoheshim me Dajen tonë
Gëzimi ta përshkonte shpirtin Ty
Kur vinte nga puna të rrij me ne Daja Fonë
Kështu shkuan ditë, muaj e vite
E nipin Ty ta patën burgosur
Por ti nga dhembja shumë u merzite
Eh! Brengat për ne, – the, s’paskan të sosur
Dajë! Brengoseshe shumë për nipa e mbesa
Siç brengoset vërtet çdo dajë
E që ti mbushje të gjithë me gëzime e shpresa
Zgjoheshe për punë, që në agun e parë

Edhe në pleqëri gëzoheshe si fëmijë

Sa herë që kemi biseduar

Po ti dajë në shpirt, përherë mbete i ri

Edhe pse shkove në botën e amshuar!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.