20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Bedri Hoxha

Sot eshte dita boterore e shendetit shpirteror!
Dhuroni dhe falni dashuri !
Dhimbja e shpirtit
Vullkan i fshehur,
Flet me gjuhen e renkimit,
Jeton e mekur!
Ushqimi i saj eshte dashuria
Ah sa uri ndjen, puthjet
ja shuajn etjen ,
ah sa digjet ,
Valon si vullkan e derdhet si llava e saj!
“”””””””””””””””””””””
Rrudhat e mia!
S’dua te mi hiqni asnje rrudhe,
per ta shume kam paguar!
Asnje thinje s’dua te me nxihet se per secilen sa per nje shekull kam menduar!
Asnje lot sdua te harrohet,
Sa shume jame lenduar,
As guret e perroit kaq s’do kishin duruar!
Mos me thoni se jam plakur,
Por shkakun vetem kjo zemra ime e di,
Ate mal me dhimja kam fshehur,
Thelle ne shpirt ne brendesi!
Sa qirinj lutjesh kam ndezur,
Aq sa qielli me yje!
S’dua te me hiqni asnje rrudhe,
As te me nxini floket me thinje!
Per ta shume kam paguar ,
Ah sa shekuj per ta kam menduar!
“”””””””””””””””””””””””
E embla ime jetë dashuri
Do ti thurr vargjet me ritmin e loteve,
nje tingull ne ritmin e renkimit,
do thurr nje enderr me nostalgjite!
Do te bej nje kala me castet e bukura
nje det puthjesh do te bej
nje lume i pashtershem me lotet e mi!
Nje mal me mall do ta ngre,
nje pyll me lumturi ,do ta mbjell per ty!
Nje bote me lutje kam thene,
ah nje zot di ckam ne zemren time
Kjo kohe tinzare,
rrembyese endrrash ne fshehtesi,
e pse troket pa pushuar si zemra e frikesuar
ky shkemb dashurie me ndjenje djaloshari:
Do rindeze flaken e afshit,
mes lumit te loteve!
Mbi detin e puthjeve,
ne mes te kalase me endrra
ne malin e mallit!
Ne prehun e shpirtit do te ulesh
ne sallonin e zemres kembekryq
ulur do rrish,e embla ime jete dashuri!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.