“”””””””””””””””””””””””””””””””
Asnjëher su dorëzova !
mbi gjithçka,ç’do s’fidë kalova,
zhurmën e jetës e qëndisa
me bukurinë e shpirtit,
gjithmonë e ujdisa.
Asnjëher se humba buzëqeshjen
edhe pse shpesherë
në fytrën time ajo ngrinte,
s’u dorëzova, forcat i mblodha,
si një burrneshë për shum vite.
Jam dorëzuar vetëm qënies time
mes ëndrrash jetova me sytë e mi,
e n’rrallën e mrekullive ata i rrjeshtova,
n’dëshira të etura e n’gur xhevahir.
Kohës ja fala mendimet e mia
ajo vetë të gjitha i numëroi,
hap pas hapi bashkë me mua,
ëndrrat dëshirat seq i zgjoi.!
Ndër fletët e jetës
prita e prita pa u shuar,
me të gjitha torturat si hejmali,
dëshirat filluan të përmbushen,
tani më duken si libër me poezi.!
Nga. Thesaret e Davës. 27 shkurt. 2020.
“””””””””””””””””
Do bëhen zgjedhjet
( Poemë Satirike )
Marrë nga vepra-letrare-1- e Autorit-
Shevqet Musaraj.!
– Do bëhen zgjedhjet !..
thrret vegjëlia
e si në dasmë
kërcet dollia;
Po zien fshati
zien qyteti
e tundet vendi
si prej tërmeti.
Këtu mitingu
më tej gazeta:
– Do bëhen zgjedhjet,
Or tungjatjeta !
Krekoset bujku,
mban fjalë argati,
si s’bëri kurrë
gjyshi as i ati.
Kravatë s’të ka,
shkollë asnjë çikë,
të flet harbuti
për politikë.
Flet kalamani,
plaku dhe plaka:
flasin dhe vajzat,
u rëntë flaka.!
-S’ka më prefekt
e nënprefekt,
e ktheu popullin
si deshti vetë,
vetë është zgjedhur
dhe në pushtet.
E vallen heqin
dorë për dorë,
sikur po zënë
qiellin me dorë !
______________________
Pse gjith’ kjo dasmë ?
as un’ s’e di:
– se kemi thonë,
demokraci…..”
Ç’demokraci,
more derëzi….
i bëtë oxhaqet
për në mulli.!
Demokraci
për rreckamanë,
(Ibret – milet )
që” lëre shkencën,
po as sy s’kanë
për huqymet.
-Do bëjmë, – thonë, –
zgjedhje të ra !,
e kë do zgjedhin ?
le mos e nga;
Ndoca katranë
shokë të tyre,
që haber s’kanë,
për punë zyre,
që dinë vetëm
një ligj përmendsh;
t’na bëjnë ne
të lozim mendsh.
Ne që dje ishim
gjith lezeti,
që te xhandari
e gjer te mbreti…….