——dilni po thërret Iliri—–
filloj prapë avazin qafiri,
ku ini shqiptarë pse s’dilni,
erdhi tetori,iku 2 prilli,
do t’i mbroni vilat e mija,
apo të digjet prapë Shqipëria,
kudo ka plasur gallata,
dy herë Sala non grada,
po i vjen radha Ilirit,
po i dridhen lagjet fakirit,
Iliri me Salin do t’a blindojne Shqipërinë,
nga imperializmi Anglo-Amerikan,
afrohuni po ja u mbanë,
po s’ka rraketa Shqipëria,
ka Korea e Veriut dhe Rusia,
sa shumë po shtrëngohet lagu,
po më vjen SPAK-u tek pragu,
ju lutem më mbroni o njerz,
më preu Rama në besë,
nuk do këndojë më bilbili,
se bëri dotë mitingun Iliri,
si harroj ky qafiri,
iku qershori,iku korriku,
i kan dal syt si koqe fiku,
ç’ke kështu more lum miku?
iku Gushti dhe Shtatori,
as gjykatat dotë si mori,
Edi Rama prapë ja hodhi,
me Salën skilen e vjetër,
kishte bërë një plan tjetër,
në votime kur të shkonin,
votat bashkë ti bashkonin,
edhe zgjedhjet ti fitonin,
po ja drodhi ky qafiri,
dil në shesh Like floriri,
shqipëtarët aty mblidhi,
se ky Rama po t’a fut,
nuk pyet për kushtetutë,
nga korona mos ki frikë,
të mbron Luli me gjithë Monikë,
ke trapin(Trampin)në Amerikë,
po u veshe me flori,
ky virus ka frikë nga ti,
oooooo milet,
tellall Iliri po thërret,
dëgjoni e mbani vesh:
të gjithë nesër në sheshë,
le t’a mar vesh bota mbarë,
ka trima populli shqiptar,
nga Çepani Skraparit,
si Don Kishoti në maj të gomarit,
është betuarë në kushtetutë,
do bëj besëlidhjen e dytë,
do dridhet bota mbarë,
nga një Napoleon shqiptar,
Evropa dhe Amerika,
po dridhen i ka zënë frika,
ambasadorja amerikane,
ishte zverdhur si banane,
sa dëgjoj kërcënimin e Metës,
ju këputë llastiku brekës,
nga Monika i ka zënë frika,
po u vjen anës e anës,
do t’u haj veshin si Ramës,
ç’po na shofin syt o zot,
po këta janë komplet idjot,
shitën nder e shitën fe,
s’ka kufi,s’ka atëdhe,
këtu porta është pa lloza,
këtu hyn derri dhe dosa,
s’ka moral,s’ka dinjitet,
këtu horri bëhet mbret,
krimineli deputet,
krye hajduti president,
kurva bën moral për nder,
30 vjet që shajn Enver,
Sala u bë demokrat,
ja fut pordhës grin sallatë,
të shan ty ditë e natë,
pëllet me dy gishtat lart,
o e mjera Shqipëri,
tu veshën nënat në zi,
nuk ka shkolla,s’ka spitale,
në Tiranë nuk ka as hale,
s’ka fabrika,kombinate,
i vodhën,ngritën pallate,
s’ka gjyqtarë,prekurorë,
po s’ke euro,s’ke flori,
një mut do gjesh drejtësi,
gjithë shqiptarët kanë ardh në Tiranë,
kukësjan e tropojanë,
mirditorë edhe pukjane,
skraparlinj dhe lezhjanët,
tepelenas e përmetare,
vilat më të mira nga ti i kanë,
i prenë pyjet,gjë nuk lanë,
minierat botës ja dhanë,
s’ka ushtri,s’ka polici,
mafiozi të vret,të q.,
këtu ligji është Maliqi,
kisha dhe xhamia plot,
po as kush s’beson në zot,
priftërinj grek e hoxhallarë idjot,
mijëra kurva nëpër botë,
drogaxhinj kemi plot,
s’mbjellim grurë,s’ke ç’të hashë,
tokat mbillen me hashashë,
luftën e klasave na e le peshqeshe,
po s’je me partinë,ke shkuar për leshë,
po nuk ke shalë e sisë të mëdha,
për sekretare punë nuk ka,
burrat e shkret si pjerdh njeri,
janë kthyer në dado rrinë në shtëpi,
ca ordinerë,ca idjot,
vrasin,vjedhin,bëjn ligjin sot,
këtu s’ka besë,këtu s’ka zot,
këtu pensionistët qajnë me lot,
as ilaçet si marin dotë,
s’ka rini,s’ka Shqipëri,
shitën tokë e shitën det,
nga dhjetë vila rrojnë si mbret,
populli si “të mjerët”e Hygoit,
ropatet buzë përroit,
djem e vajza nëpër botë,
si qëmoti edhe sot,
nënat qajn presin në portë,
këta politikan zagarë,
me dashnoret botës vërdallë,
popull ziu këndon me mall:
o Enver të ishe gjallë,
po ku je o Enver djali?
na ka mar malli nga halli,
këta duan varur në litar,
sa afron dita e votës,
qurraviten mbrapa portës,
dhe ky popull budalla,
po i q….nënën të thotë baba,
nesër me dy gishta la,
ky ka hall të madh vërtetë,
i marin vilën me 11 halet.