7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Besa Januzi-Rexhepi

Mund të jetë një imazh i Besa Januzi-Rexhepi dhe teksti
Lamtumirë
Lamtumirë i dashur atdhe
Unë sot po nisëm për gurbet,
E nesërmja nuk do të më agoi këtu,
Vendi im i dashur me dhimbje e lot.
Lamtumirë vendlindja ime,
Sot kjo zemra ime vuan,
Syri lotin se mban dot,
Prap do vij si rrezja diellit,
Më shumë mall edhe një vjet.
Një grusht dhee me vete mora,
edhe një flamur,
Këto kujtime me vlera shumë,
Do i ruaj si thesarin më të çmuar.
Lamtumirë vendi im i bekuar,
fusha e male, lumenjë e prrocka,
kodra, brigje, maja lamtumirë,
Prap do vijë të çmallem aty!
Lamtumirë varret e prindëve të mij,
Mallin për ju s’mundem ta heç,
Përqafova emrat tuaj në gurin e mermert!
Ishte i ftohët akull si përhere!
Lamtumirë motër e vllëzër
Sot po shkoj në mërgim,
Do të këthehem verën tjetër,
Si dallëndyshja fluturim!
Lamtumirë shoqëria ime,
Sikur ju askund nuk gjej,
Mban shumë mall kjo zemra ime,
Pritum prap verën që vjen!
Nga dritarja aeroplanit,
Shikoj me dashuri vendin tim,
Ca pika shiu i ran xhamit,
Mendova se po bie shi.
Nuk binte shi, ata ishin lot e mi,
Koka mbrapa më ka mbetur,
Më prit o vendi im i begat,
Se do të këthehem prap.
Sot kjo zemra ime është mërzitur,
Na shkoj jeta në gurbet,
Po shkojmë të rinjë,
E po këthehemi pleq!
Lamtumirë vendi i shqiponjave!
E diel 22 gusht 2021
Michigan-USA!
“””””””””””””””””

Kam shumë dëshira
Shpirti im ka shumë dëshira,
Ta ndjej paqën në shpirt,
mirësi dhe dashuri për të gjithë.
Në zemër të gjej qetësi e mbarësi.
Çdo sfidë ta kalojmë me qetësi,
çdo terr që na mbulon,
t’i jap kahje kah mirësia,
Të gjejmë paqe në këtë botë.
Dëshira kam, dëshira ndjej,
shëndet të kam, mirësi të fal,
Dëshira t’mira në shpirt mbaj,
askujt të keqen nuk ja dua.
Shumë dëshira ka ky shpirt
gjithkujt të mirën ja dëshiroj,
gjithkush mirë të jetoj,
në paqe mirësi dhe dashuri!
15 gusht 2021
Kosovë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.