16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Besa Januzi-Rexhepi

EDHE MALET FLASIN

Data: 24 prill 2022

Këta gur të rënd me shekuj rrin këtu,
Do jetojnë këtu për gjithmonë,
Do na tregojnë historinë e atdheut,
Do flasin për heroizma e legjenda.
Edhe malet flasin për dëshmorët,
Trimat që ran në luftë heroikisht,
Luftuan e derdhën gjakun për liri,
Me flamur të kuq e shqipen dy krenare në mes.
Dëshmorët tanë as nëntoka nuk i mban,
Ata luftuan e mbrojtën atdheun,
Po shkelim mbi gjakun e tyre,
Pa e kursyer vetën, jetën e bën fli.
Dikur pleqnarët, pleqnojshin ngatrresat,
Ndërmjetsonin e falnin gjakun,
Ku janë ata pleq me plisa?
Fjala u zinte vend, besa ipej e mbahet.
Ku janë këta burra më zemra të mëdha,
Apo kanë ikur e nuk janë më,
Mos vall erdhën heronjët me plisa,
Ata do zgjohën nga nëntoka.
Pse vall pshertinë e gjëmojnë malet,
A po i dëgjoni lisat, pshertimën e erës, ndihet shushurima si në vaj,
Pse more kështu përse?

Besa Januzi Rexhepi

Michigan!

“””””””””””””

VAJI I NËNËS
Zjarr, tym e flakë, po digjet Llashtica,
Sulmoi armiku në çdo anë…!
Ikin njerëzit si era, pa e kthyer kokën pas,
Nuk kanë kohë as të qajnë e as të luten,
E disa i dogjën të gjallë.
Ku të shkojnë këta të gjorë?
U strehuan aty afër, në mal,
Burra, gra, pleq e fëmijë…!
Por as aty nuk i lan,
Breshri plumba ranë mbi ta,
Ikin sa të mundin, të shpëtojnë nga ky tmerr!
Lulzimi humbi diku, në mal!
Në këto trazira barbare,
Nuk është Luli askund, humbi!
E shkreta nënë si të largohet?
Pa Lulin njëmbdhjetë vjeqar…
Le të më vrasin tha ajo,
Se pa Lulin nuk shkoj askund,
Shkoni ju se unë Lulin do ta kërkoj,
Tha gjyshi i mërzitur dhe i lodhur,
Derisa ta gjej Lulin, do të qëndroj këtu,
Pastaj do ta sjelli tek ju!
Shkuan ditë, javë e muaj,
Luli askund nuk bëhet i gjallë.
I shkreti gjysh, mbeti duke e kërkuar Lulin, në malet e Llashticës…!
I pa larë, i parruar, i uritur dhe i pashpresë,
Kërkon Lulin udhë e pa udhë…!
Plaku më nuk di çfarë të bëj, i mërzitur, i dërmuar nga lidhja këthehet në kamp!
Nënës së shkret, ju këpkut shpirti!
Humbi çdo shpresë se Luli është gjallë!
Sa keq, ku të gjen nëna ngushllim?
Humbi djalin në tym e trishtim!

Pas çlirimit të Kosovës,

I gjithë fshati doli ta kërkoj,

E gjetën Lulin të pa jetë, në mal,

Shkoi nëna ta identifikojë!

U nis nëna për në mal,

Zemra i digjet e bëhet prush,

Ta identifikoj për mes rrobeve,

Fjalë ngushllimi për të s’ka,

Shpirti i nënës digjet e përvëlohet,

Loti saj nuk shteron,

Zemra i bëhet copë e grime,

Nuk ka fjalë ngushllimi nuk ka!

O moj nënë shqiptare,

Zemra jote digjet e përvëlohet,

Në zemër mbeti plagë e pa shëruar,

Edhe loti bashkë me trishtim,

Mbetën plagë të thella ato s’kanë sherim,

Do gjakosin tërë jetën,

Deri në amshim!

Bëhu e fortë nënë, ai nuk ka vdekur,

Ai jeton në zemrat tona!

Ta kujtojmë me mall brez pas brezi,

Derisa të ket jetë në këtë dhee!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.