4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Besa Januzi-Rexhepi

Unë këtu kisha shtëpinë
Data: 18 korrik 2022
Vendi: R. Kosovës
E gëzuar, e lumtur shumë
mora rrugën për vendlindje,
Jeta këtu është si parajs,
Vend i bukur me lule plot,
Jeta ime këtu filloi.
Jeta ime fëmijënore
plot me shpresa, e dashuri,
Në këtë vend të begat,
këtu gjej gjurmët e mija.
Unë këtu rrënjët i kam
hapat e para këtu i nisa,
Belbëzime fjalë me rrokje,
Në këtë vend të bukur shumë.
Sa shumë më mori malli
të shikoj malin përball shtëpisë,
aty kulloste bagëtia,
qingja, keca blegëronin,
Zogjët këngën nuk e ndalinin.
U largova nga ky vend,
shpejt unë këthehem, si me magji
më tërjekë si me magnet,
Këtu unë kisha shtëpinë.
“”””””””””””””””””””””””””””

Titulli: Zogjët këndojnë
Data: 13 korrik
Vendi: Michigan
Shikoj nga dritarja
natyrën gjelbëruar,
Sa bukur zogjët këndojnë
Këngën që unë e dua,
Ju lutëm zogj,
këngën mos e ndalni.
Këto cicërrima zogjësh
më zgjojnë mall e nostalgji,
Atje larg nënën kam lënë,
lotët rrëke faqeve shkojnë,
E sa shumë më mori malli,
të pij ujë te ai krua,
Erë e malit t’më përgëdhelë.
Shumë të desha nëna ime
edhe prap të dua shumë,
Ike, shkove në amshim,
e unë vajin s’mund ta ndali,
e vermuar, e mërguar
Larg shumë larg o nënë.
S’ka kush del te dera nënë
mua me më pritë,
Nuk më shkohët në shtëpi,
nëna ime mirë.
Kisha dashur të bëhem zog
të këndoj te varri yt,
Lotët mbi varr le të pikojnë,
lulët që t’i lash mbi varr,
T’i ujisin lotët e mij
“””””””””””””””””””””

Titulli: Më fal mirësi
Data : 8-07-2022
vendi Michigan!
Ti mirë e njeh plagën time
Të lutëm mos trokit aty
Të besova dhe të tregova,
Sot unë nuk jam mirë,
Nesër ti do jesh një soj.
Më fal mirësi nga zemra jote
se kjo jetë është shumë e shkurt,
Mi shero plagët e zemrës,
Bota për të gjithë sillet një soj.
Mos luaj me dhimbjen time
Mos bënë shumë mëkate,
Jep sa të kesh mundësi,
Se zoti ty të ndihmon.
Nëse s’ke ç’të falësh tjetër
Falja një buzëqeshje të sinqert,
Dhuro mirësi nga zemra jote,
Falja ndonjë fjalë të ëmbël!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.