Të kam dhënë gjithshka ke dashur
Veç shpirtin s’mundem të ta jap
Pa të do mbetesha si dru i kalbur
Ndaj ti më ikën e dot s’të kap
Të parën puthje ta dhashë vetëm ty
Dhe bashkë me të dhe zemrën time
Dhe ti sot më le me lot në sy
Mos vallë do mbetemi veç kujtime?
Mos kërko atë që më mban gjallë
Ajo vetëm perëndisë I takon
Shuaj çdo dëshirë vetëm me mall
Dhe jetës veç bukuri I shton
Unë s’fola kurrë për dashurinë
Sepse nuk gjeja dot fjalë
Në mes shikimesh tek zemra arrimë
Unë e vogla vajzë dhe ti I pari djalë
Kthehu sërish në folezën tonë
Dhe zemra zemrës me puthje ti flasë
Hidhe hapin sa nuk është vonë
Që dhimbja gjoksin mos ta plasë
Do ikin vitet e s’do mundemi më
Të ndezim puthjet me zjarrin e parë
Magji e tyre heshtazi nën zë
Ngjall çdo gjë dhe zemrën e vrarë.
“”””””””””””””””””””””””””””
Për ty zemra ime!

Mes dy yjesh u shfaq dhe një hënë
Dhe qiellin mbushën me dritë
Jetës sonë gëzim I ke dhënë
Dhe zemrave u fale dashuritë
U rrite si një lule në saksi
Dhe në jetë të bekoi fati
Ishje për në veç mrekulli
Ishje ajo dëshira që zemra jonë pati
Dhe sot dashuri e ngrohtësi rrezaton
Dy engjejt në gjirin tënd kokën mbështesin
Ishje dhe je gjithshka jeta kërkon
Je zjarr ëndrash që në zemër mbesin.
Ma shtove jetën mua si nënë
Dhe dy dhuratë më fale sI gjyshe
Shpirtin bekim ty ta kam dhënë
Ti mjalt e mjaltës s’mund të jesh ndryshe.
Happy Birthday to a wonderful Daughter.
With love. Mami
“”””””””””””””””””””
Nuk ndjehem vetëm në çaste të vështirë
Ku dhimbja në heshtje mbretëron
Më mban gjallë kjo miqësi e mirë
Që gjithshka është që shpirti don
Sërish me Ju dhe dashurinë tuaj
I them dhimbjes s’më bën dot gjë
Tani për mua ajo është e huaj
Larg meje shkon mes jush më lë
Një fjalë e juaja më jep një shpresë
Më bën të ndihem e mrekulluar
Bashkë kemi dhënë një besë
Dhe kurrë s’kemi për tu harruar
Ju jeni jeta dhe buzëqeshja ime
Jeni si një oaz I dashurisë
Jeni ëndra ime intime
Jeni bekim i perëndisë
Ja ku jam dhe kam gjithshka
Në jetën time jeni si drita
Në syt’e mi më lot nuk ka
Jeni bota ime ku unë u rrita