21.5 C
Tiranë
E hënë, 18 Maj 2026

Besa Rexha

Ndërrimi i stinëve 

Si na iku edhe këtë vit pranvera
Në fushat përreth lulet u thanë
Shtegtarët u kthyen po jo si ngahera
Dhe njerëzia hesht me kokën mënjanë
Dhe verën e lodhën ditët plot diell
Në rrugë mbretëronte qetësija
Mbrëmjes yjet vraponin nëpër qiell
Si lot të hidhur që mbart mërzija
Munguan çiftet mbrëmjeve me hënë
Dhe shëtitjet rinore në bulevard
Zemrat në heshtje flirtet kanë lënë
Dhe dashuritē e para nuk patën fat
Bregdeti loz me dallgët e mallit
Në shkëmbin aty pranë gdhëndur dy emra
Gërmat gjysmë të fshira si ëndra e djalit
Dhe një trëndafil që lidh ato zemra

Stinët u ndërruan në heshtje të plotë

Dashuritë u kthyen në lule kujtimi

Në pritje të një dimri tepër të ftohtë

Ku vetmija loz e qesh nga pikëllimi

“”””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe lule

Gjithshka 
E dua buzën nga malli kur dridhet
Dhe lotin e valē ndalur mbi të
Vështrimin e ndrojtur që nën qerpik fshihet
Dhe fjalët që thua ashtu nën zë
Dua gjithshka që gjallon brënda teje
Dhe ato nazet e tua fëminore
Puthjen dhuratë ke prej meje
Dhe kurrë ndonjë herë mos ndjehesh fajtore

Gjithshka që mbart me vehte loti

Buron thellë nga shpirti i dlirë

Jetët tona na I bekoftë Zoti

Dhe dor’e tij lotin do ta fshijë

“”””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe njerëz që qëndrojnë

Muaji i shpresës 
Si iku pranvera,vera dhe kjo vjeshtë
Me një dhimbje të hidhur si asnjëherë
Asgjë më nuk do të jetë e thjeshtë
Në ktë dimër të ftohtë dhe të mjerë
Harruam shëtitjet mbrëmjeve plot dritë
Dhe yjet sot mes reve na fshihen
Hëna vetmitare e zënë në pritë
Mbi honet e vetmisë mundohet të ngrihet
Nuk do të kemi më lule që kundërmojnë aromë
As ato puthje që dikur na velnin
Veç heshtjes dhe vetmisë n’atë dhomë
Dhe kujtimet si ëndra të harruara do ngelin
Por një çast I vetëm do na sjellë tjetër ngjyrë
Në ditët që vijnë natyra do çelet
Borë e bardhë fushave u ndryshon fytyrë
Dhe ankthi shuhet dhe qetësija mbetet
Muaji I festave dhe ndërrimit të vitit
Do na ngjallë sërish shpresën e humbur
Çdo çast do ndezë zjarrin e shpirtit
Që të ndjehemi si dikur të lumtur

Gëzohuni miq dhe faljuni shpresës

Mjaft na mbyti dhe helmoi vetmija

Dorën të zgjasim dhe ti falemi besës

Që mos ta lemë të vdesë dashurija

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.