Ne të dy

Në syrin tim ,ti me lotin fle
Duke ndezur mallin si dikur
Kur unë të fola ti asgjë s’më the
Ndaj që atëhere s’u bashkuam dot kurr
Edhe pse shumë vite shkuan që atëherë
Ti sërish vazhdon e më largohesh
Në dimrin e vetmisë më ishje pranverë
Dhe një ëndër që kurrë s’mund të harrohesh
Mbase në një tjetër jetë fati
Do të na bashkojë pa dashur të dy
Ajo dashuri e mohuar që shumë zgjati
Në heshtje do të flasë sy më sy…
“”””””””””””””””
Ylli I mëngjezit
Aty në oborr lule zambaku
Mundohet të pijë një pikë vesë
Aroma e tij,aromë meraku
Që shpirtit tim mallin i ndez
Ylli I mëngjezit ndalet në një skaj
Dhe mua diçka do të më thotë
Syrin me lot ti kurrë mos e laj
Perëndeshë të ndjehesh në ktë botë
Dhe qielli u mbush me rreze lozonjare
Aq sa dhe zambaku shkundi petalet
Një flutur e vogël me flert lajkatare
Mbi të u ndal që të çmallet
Dhe unë për një çast si flutur u ndjeva
Me shpirtin e mbushur me aromë pranvere
Sytë për një çast horizontit ktheva
Diellin e pashë të çante perden e reve!!
“””””””””””””””””””””
Pritje e hidhur
Në pyje gjethet filluan të zverdhen
Malet mbi supe hedhin shallin gri
Mendimet si rrjedhe e akullt derdhen
Dhe shpirti nuk gjen më dot qetësi
Stacion’i fundit afrohet e nuk vonon
Në ktë udhëtim që nisëm me të qarë
Ftohtësi e viteve shpatullave na rëndon
Në kto vite të lodhur që hiqen zvarrë
Ndjej dhimbje në ktë fund që afron
Duke menduar atë stacion pa kthim
Zemra e lodhur në pritje qëndron
A do të ndjejë sërish tjetër agim?????