16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Besa Rexha

Pak çaste të tillë ka
Sonte ktë mbrëmje mbështetur në dritare
Hënës së plotë diçka desha ti thoja
Por një yllkë që përkëdhelesh si lajkatare
Më bëri që fjalët e duhura të harroja
Heshta për një çast dhe qesha nën zë
Për tërë ato gjëra që kisha për të thënë
Ajo për një çast u ndal gjithë nge
Dhe kërkoi fjalën që në mes patëm lënë
Nuk desha që sekretin ta mësonte hëna
Dhe tërë ato yje që s’kishin faj
E dashuruar siç isha e kuptoi vetë
Dhe retë i ndezi me dritën e saj
S’desha ajo mbrëmje shpejt të mbarojë
Dhe orët të ndaleshin, të prisnin edhe ca
Hëna dhe yjet desha të na bashkojë
Se çaste të tillë shumë rrallë ka.
“””””””””””””””””””
( Izabeles). Lulet e mija. May be an image of 1 person, fëmijë, standing dhe E brendshme
Mes luleve te mija nuk mund të zgjedh
Njëra më e bukur se tjetra janë
Në një buqetë të gjitha ato i mbledh
Por zambak si Bela pak gjyshe kanë
Lozonjare e çapkëne si përherë
Zemrat na i mbush me gëzim
Gjithmone krahëhapur më pret në derë
Dhe puthjen ma rrëmben fluturim
Eh ti moj Bela , moj bukuroshe
Nëna të uron me 1000 fjalë
Ti ruash kujtimet e kësaj moshe
Në vitet e pleqërisë të shuash mallë
Të uron nëna në çdo përvjetor
Që si lule të mbetesh në shpirtin tim
Me yjet dhe hënën dorë për dor
Lumturija yte të mos ketë mbarim
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.