14.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Shkurt 2025

Besa Rexha

 

. Çaste jete ..

Diku e vetmuar aty në një skaj
Një flutur mes lulesh kërkonte shoqëri
Ngado cicërima t’ëmbla e pa faj
Dhe trumcakët që prishnin atë qetësi
Ktë mëngjez duke dalë në fushë
Një rreze dielli lozte me mua
Fllad i ëmbël më puthi në gushë
Kur faqet laja aty në krua
Gurgullim’e kroit dhe këng’e bilbilit
Seç më marrosën e magjepsën mua
Tek përkëdhelja petalet e trëndafilit
Mu shfaqe papritur e më the të dua
E magjepsur siç isha n’ato çaste unë
Ndjeva një afsh të më ndezë zjarr
Buzët e tua më folën aq shumë
N’atë puthje që për mua ishte puthje parë
Ashtu të ulur nën hijen e qershisë
Vështronim retë që shkriheshin me nge
Dhe ne të dehur prej dashurisë
Mërmërisnim si dy zogj në të voglën fole
“””””””””””””””””””””””

GRUAJA FISNIKE.

…dashuri gruaje .
Ta dish o njeri sa shume te dua ,
se c’eshte dashuria ,magji per ty,
t’i ende s’e di,do cmendeshe pas mua,
gruaja nuk shtiret,eshte qenie e fshehur,
eshte meleme per plage,mjalte e limua.
Prane me ke si vazo “lule mos me prek”,
do me mbaje si ne pellembe nder duar,
dashurine hyjnore te vertete,s’e ke provuar.
Nuk do me lendoje me ngacmime e xhelozi.
ti ende s’e di,se celesi i dashurise tone,
eshte ne zemren time, ajo vlon si ne kusi,
“shpella e thesarit” eshte ne trupin tim,
s’ka te krahasur me mjalte dhe flori.
Dashuria ime per ty,s’eshte fjale e poezi,
ato jane enderrime pa jete,per lexime,
dashuria e gruas engjellore,e pakufijshme,
eshte ndjenje njerezore,me prekje shqisore,
-Te lutem,falme me shpirt “puthje dashurie”,
shkrije me buzeqeshjen time fisnikerie ,
o zemer njeri, gruas shenjtore te dashuruar !
“”””””””””””””””””””””””

MEDITIM ..

Ujvarë e kujtimeve…. Thyhet mbi shkëmb…..Mbi shkëmbin e viteve…..Që mbyll çdo shteg…..
Zemr’e tulatur….. Mes heshtjes që dhemb…..Mes mallit që shuhet…..E tepër djeg…..
Ashtu si vegim ngre kokë fëmijëria…..Bukuroshja naive…..E vajzërisë në zgjim….. Platonike rritet …..Më pas dashurija…..
E falur marrëzive….. Udhëkryqeve pa kthim…..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.