Nuk e di në se do mundet të arrijë pendesa
N’atë cak të ftohtë të shpirtit që lëngon
Sa unë gjallë jam , më vret kujtesa
Për ty që plagë zemrës mi shkakton
Një gjak në rrema na rrjedh të dyve
Mbase shumë gabime kemi bërë
Të na shuhet dhe dritë e syve
Dhe te fshijmë një jetë të tërë
Kthema vështrimin e mos më ler të ik
Mes dhimbjes mbytur në lot
S’dua të të humb ndaj ndjej frik
Se I shkurtër ësht ky udhëtim në ktë bot
Më çfaqesh mes ëndrash si dikur
Plot mall e dashuri që më mungon
E gjatë kjo ndarje që s’na le kurrë
Të heshtim sot kur fundi afron
Përse nuk më thua ku unë gabova ?
Sot kam nevojë dhe vetëm nuk jam
Shumë herë falje të kërkoj u mundova
Mes heshtjes më le pa ditur ç’kam
Mos ta prishim imazhin që na lanë
Ata prindër që s’mundemi ti harrojmë
Kujto amanetin që ata na dhanë
Që pranë njëri tjetrit dhimbjet ti durojmë