Vajzes time Ermelinda!!!
Më fali Perëndija dy yje plot dritë
E mes tyre vuri hënën lozonjare
Çasti më magjik që unë kisha prit
Si puhizë e një freskije ledhatare
E bukur si hëna dritë shumë
Ma ngrohe gjirin me zjarrin tënd
Ishe një ëndër që ma prishte gjumë
Dhe në pritje nuk zija dot vënd
Dhe solle në jetë dy bukuritë
Sindin bukuroshe dhe Leon çapkēn
Shpirtin tim ti mbushe me dritë
Dhe e lumtur tê jesh me thesarët tënd
Ti çupëza ime që mbart vetëm mirësi
Paç vetëm çaste lumturije përherë
Në oaz dashurije të jesh gjithnjë
Dhe vitet që vinë qofshin për ty veç pranverë
“”””””””””””””””””””
Ç’është fati
Fati është si yll plot dritë
Por shpesh ngjan edhe me lot
E kërkojmë përherë çdo ditë
Se ku bije s’e gjejmë dot
Ai çdo çast është mes nesh
Herë e ndeshim dhe herë jo
N’rrugën tënde mund ta gjesh
Por jo ashtu siç ti e do
Me të mund të ndjesh gëzimin
Por dhe dhimbjen dot s’e fsheh
Vjen gjithmone me agimin
Veç në ëndër ti e sheh
Jeta ka kthinat e saj
Ku ne endemi në verbëri
Veç kërkojmë si të pa faj
Pakëz fat si mrekulli.