30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Besa Rexha

Ylli ynë.
Përse ylli ynë sonte s’mund të ndrisë
Dhe mes reve fshihet si fajtor
Hëna terrin kërkon të davarisë
Me një skepter drite në dorë
Të lindë sërish një shpresë e re
Dhe netët të lahen me dritën yjore
Ëndrat kurrë mos të shuhen për ne
E mes tyre të rritet një dashuri hyjnore
Është e jona kjo botë s’e braktisim dot
Edhe pse çaste të hidhura na presin
Në jetët tona dritë të hedhë ky Zot
Dhe ne një shpresë të re ndezim
Në një gjithësi të pafundme në jemi
Dhe qiejt s’mund ti mbysë errësira
Jetët tona mes yjesh I kemi
Duke pritur ditë më të mira
L'immagine può contenere: Besa Rexha, pianta, fiore, spazio all'aperto, natura e acqua
Kontrast
Nuk ka më zjarr të ndezë qiellin
Veç yje të venitur dhe një hënë e vrarë
Lotët dhimbjen shpirtit i përcjellin
Dhe nata orët që tërheq zvarë
U lodh dhe dielli dhe do të pushojë
Diku aty pas malesh të ftohtë
Heshtja gjithshka don të pushtojë
E akullt siç është diç do të thotë
Janë orë mërzije që ngjallin nostalgjinë
Janë çaste që kurrë s’harrohen
Agimi I së nesërmes do sjell magjinë
Dhe nga dielli I shpresës shpirtrat ngrohen
Por orët n’ujëvarēn e lotëve ndalen
Buzës dhe syrit I falin ëmbëlsi
Ëndrat me njëra tjetrën ç’mallen
E shpirtit i kthejnë qetësi. !!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.