Fotografinë tënde nën jastëk e vë…..E puth çdo mëngjez e para se të fle…..Se nga malli shpirti po digjet e shkrumbohet…..Dhimbja është e rëndë nuk durohet…..Gjëja më e shtrenjtë nëna është në botë …..Më ka marrë malli të puth ndaj po qaj me lot…..Do doja në këto çaste të ndodhte një çudi…..Të bëhesha letër të vija tek ti …..Të më mbaje me të arta duar…..Të ndjenja ngrohtësinë sa herë më ke përqafuar…..Po shkruaj këtë letër e puth dhe derdh lot…..Që je kaq shumë larg ende s’e besoj dot …..I lutem Zotit të fal veç gëzime e shëndet…..Dhe dita që të jemi pranë të jetë sa më e shpejt…..Po të puth nga larg me mall e dashuri…..Bashkë me këtë letër dhe shpirtin po e nis tek ti
Me ty në sy të shuhem dua
Dhe malli të na djegë të dy
Ndaj ti mos ik,e mos më ler mua
Se do na mbysë veç një frikë
Flutur do bëhem dhe mbi lule do bares
Do të gjej unë përsëri
Nga arom’ë e tyre do të dehem
Dhe të shuhem në tëndin gji
Do bëhem erë që të flladis
Ato buzë të kuqe flak
Se duke ikur më shastis
Dhe shuan zjarrin pak nga pak
Ishe dhe mbete gjithmonë e bukur
Ishe shpresë e mall për mua
Ngele hënë nën re e zhdukur
Rrjedhë ndjenjash porsi krua
S’mund të hesht e të harroj
Ato puthje mbrëmjeve ndën hënë
Ëmbëlsi e tyre më bën të mendoj
Që sërish do vish për të më thënë
Me atë zemēr si dikur
Pendesën sot duke bekuar
Dashuri e parë s’shuhet kurr
Si fashë dritë ka për të mbretëruar!
“”””””””””””””””””””””
. Sytë e mi si qielli I dimrit të ftohtë …..

Me breshëri nxjerrin dhimbje dhe lot….. Për mua dielli asnjëherë nuk doli…Pranverën në shpirt askush nuk ma solli…..E mbolla dashurinë filizë plot jetë…..Me ndjenjë të madhe e të sinqertë….Por asaj të shkrete s’i bëhet kujdes …..Ndaj thahet nuk lulëzon,se do vetëm të vdesë…..Por rrënjët e saj janë lidhur me rrënjët e shpirtit, Ndaj më peshon s’i barr….Nëse ajo ikën dhe unë shkoj në varr….Kjo jetë më duket fare pa kuptim….Se deri tani paqe s’ka gjetur ky shpirti im…..Shpesh e shikoj qiellin e nuk e kap dot….E ndjej se paqen ta jep veç I madhi Zot!!!! Por sytë më janë verbuar e nuk shikoj…..Ndaj rrugën e jetës nuk mund ta vazhdoj…..Se në errësirë shoh veç terr të zi….Më mungojnë sytë por dhe shumë dashuri…..Tani s’po mund të eci, hapat si hedh dot …..Eci zvarrë,zvarrë duke derdhur lot…..Lart atje në qiell diellin e shoh…..Megjithse I nxehtë aspak nuk më ngroh…..Shpresoj se e ardhmja dićka të ndryshojë …… Sepse jetoj në ktë jetë një ditë ta kuptoj…..Shpesh herë mendoj se kurrë s’do e mēsoj …..Se dheu I zi papritur do më mbulojë …..Do më vinte keq për shumë gjëra a ndoshta për asgjë …..Gjithsesi po ika nuk do të kthehem kurrë më!
“””””””””””””””””””””””
E vetme këtë orë të vonë përsëri
Dhe hëna pas reve rri fshehur
Me yjet ktë natë fshehtazi
Si një mëkatare nga malli velur
I bëra shenjë të më ulej pranë
Dhe yjet ti linte qiellin të ndrisnin
Retë ti davariste anë e mbanë
Dhe bashkë të dyja agimin të prisnim
M’u zemërua ashtu pa pritur fare
Duke më vështruar ashtu e mërzitur
Mes yjesh luante si lajkatare
Duke më lënë fare të mahnitur
Kisha nevojë për shoqërinë e saj sonte
Se më mungoje ti që shumë t’ëndërroja
Por ajo të afrohej nuk pranonte
Të ish aq ziliqare kurrë s’e mendoja!!!