6.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Besa Rexha

 

Mos ma vrisni shpresën

L'immagine può contenere: Besa Rexha, persona seduta, scarpe e spazio al chiuso

Mos ma vrisni atë pak shpresë
Dhe diellit mos ja shuani zjarrin
Botën e luleve mos e lini të vdesë.
Duke bërë të prapin dhe të marrin
Lindëm të lirë dhe s’mund të heshtim
Fjalën e duam të ngjallë besimin.
Çfarë bëmë keq pas krahëve të mbesin
Dhe ksaj bote ti falim bekimin
Ta duam njëri tjetrin siç duam dritën
Dhe mos të bëhemi pre e mallkimit
Ajo dhimbje që lotët vaditën
Mos të na bëjë skllevër të zemërimit.

Për atë pak diell jeta ka nevojë

Që dhe shpresa sërish të ringjallet

Hidhërimi buzën më të mos e pērvëlojë

Dhe loti I valë mbi qerpik të ndalet ….

L'immagine può contenere: Besa Rexha, pianta e spazio all'aperto, il seguente testo "Pixiz"

Kur unë ty të shoh në sy….Përse kokën nuk e ngre….Hije rëndë aty mbi ballë… Më bën të ndjej… Që diçka më fsheh…Ndaj më vret e tret një mall…

Ç’pësoi zemra yte sot… Që nuk flet e zënë në faj…Mos vallë unë lodhem më kot…E shtrëngoj dhëmbët mbytur në vaj…Folmë pra çfarë të mundon…Hape zemrën e më thuaj…Heshtazi pse më dënon…Dhe më rri larg porsi I huaj…Nuk dua të bëhem tinzare…Sot të dy kemi nevojë…Bashkë të jemi ne për fare…Që vetmija mos të na

mundojë!!!!!!

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Përpiqem nga shpirti…Të shkul…Ashtu siç shkulet…Një rrënjë në tokë…Përpiqem e përpiqem…Shumë fort…Por është e kot…Sa herë që provoj…Të çrrënjos…

Dështoj…Sepse një pjesë timen … Varros … Sa herë që

përpiqem…Të eliminoj…Shpirtin tim …Shkatërroj… Dhe mëndja me zemrën…Do luftoj …Dhe as vetë nuk e di… Kush do fitoj…E s’di se kë të ndihmoj …Mëndjen, që arsyeton?…

Apo zemrën që përvëlon?…Dhe jetën jetoj…E këtë luftë dot nuk e pengoj…Përpara vazhdoj …As vetë nuk e di kush do fitoj…Pavarësisht kush është fituesi…Do më japë gëzim …

Një vendim i drejtë…O një dashuri pa mbarim…Çdo gjë e pasuron…Shpirtin tim….

Mbjell, Shkul, Korr, Kultivoj…Marr ajër thellë…

Dhe Jetoj !!!!

L'immagine può contenere: una o più persone, persone in piedi, albero, spazio all'aperto e natura

Unë e heshtur pres nga ti

Një fjal t’ëmbël të më thuash

Ti pareshtur plot qetësi

Më shikon i menduar

Përse hesht dhe gjë nuk thua
Unë po vuaj nuk e sheh?
Mos mu bëj dhe ti I huaj
Sot kur pranë shumë të dua
Ç’të mundon të lodhën vitet?
Lotin sot ti pse s’ma fshin ?
Përmbi buzë malli rritet
Vonojnë puthjet dhe nuk vin
Ndihem vetëm kur s’më flet
Dhe një frik sa vjen e rritet
Dhimbjet mblidhen porsi det
Edhe zemra përpëlitet
Unë të dua si dikur
Që tërë gas ti më vështroje
Lotin me puthje ma ndalje e më shtohej ai nur
Kur në gji atëhere më mbaje

Çfar po ndodh me ty tani?

Që në sy nuk më shikon ?

Merrmë ti prap në gji

Se ky ankth nuk po mbaron!!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.