4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Besnik Avdyli

DOKTOR PARTIA DEMOKRATIKE NUK ËSHTË PRON E JUAJA
LËSHOJE..Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Unë që po të shkruaj jam një qytetar i thjeshtë pa zë
Por kam qenë besim plotë tek partia demokratike
E humba shpejt besimin qysh me ligjin famëkeq 7501
Ku pikërisht shteti juaj më morri zvarrë sepse unë kisha zaptuar tokën e gjyshit tim plot 120 dynym
Ju që kishim besim si mbrojtës të pronës ma grabitët duke bashkuar votat me PS
Më vonë vjen 97 ditë muaj vite më të zeza të vëndit ku deti përpinte nëna me fëmijë në bark dhe në krahë, vëllezerit tanë ,motrat ,tona.
Qeveria juaj doktor tërhoqi zvarrë ish të burgosurit politik nga greva e urisë
Iku im vëlla i dënuari politik që bëri plot 22 vjet burg
Iku se nuhati mirë tradhëtinë që i bëtë kësaj klase dhe nuk e pa më vëndin por mbylli sytë larg vëndit
Doktor qeveria juiaj mban mbi supe Gërdecin ku në 27 të hikurit renditet dhe baxhanaku juaj ishte në të hikurit dhe ju çuditërisht as nuk e njihnit
Ju doktor keni privatizuar këtë parti ,partinë e shpresës së pronarëve ,të vuajtërve politik
Në qeverinë tuaj përmëndeshin shpesh beneficet që kishin fëmijët tuaj
Ju doktor si pasoj të ndikimit të fëmijëve tuaj na sollët peshqesh Lulzim Bashën
Ky bukurosh që nuk hiqte buzëqeshjen hipokrite u mësua me peshqeshet e tuaja
Peshqesh i bëtë partinë ku “mundi ” Sokol Olldashin
Peshqesh ju i bëtë qartas bashkinë e Tiranës që kur vinin kutitë e shqyme në tavolinë a’sqë u vinte turp kryetarit që vente dhe baste po u fut dora dhe prova u bë ku dolën votat pa hapur kuti
Bashës i dhatë fuqi plotë u bë beniamini juaj
Dhe bëri të pa bërën
Ai dogji mandatet sigurisht në bekimin tuaj
Ja la Ramës në dorë tërë forcën
Dhe çudia ishte se këto mandate u dogjën me urrraa nga mprapa fitore
Zot fali se nuk din ç’të bëjë🙏
E dogji mandatet benjamini juaj se donte qeveri të falur ku dhe bëhej thirrja më idiote
“Rama ik “
Hik Rama se do të vij unë dhe siç shprehej jam kryeministri juaj
Në ç’do rast në çdo moment e përmente unë kryeministri i ardhshëm i juaj
Ky të lënte përshtypjen se nuk do të punonte për vëndin por për të ralizuar një ëndërr
Të jetë kryeministri
Personalizoj fushatën dhe dëmin më të madhe qe kur militarët nëpër fugona ku bën të pa bërën vranë
Ky është stili dhe porosia juaj
Kjo bëri një dëm për partinë tuaj
Sigurisht pa hequr dhe Mediun e Gërrdecit që bënte propagandën tuaj
Ju doktor bët një gabim siç keni bërë gjthmon në qytetin tonë një herë me Grida Dumen që na e binit peshqesh nga Tirana a thua se demokratët e qytetit tonë janë të pa aftë
Kësaj rradhe prutë Palokën
Jo more këtu në Durrës kemi djem e vajza demokrate mjaft të pregatitur që dinë dhe kanë dhënë qytetit tonë siç është
Igli Cara apo Ardian Muka etj
Kështu morrët ato rezultate që morrët
Basha u mund me vota nga Agron Shehi
Ju doktor as gjysmat e votave të një gazetare nuk morrët
Ju doktor dhe pse jeni humbës të partisë por dhe si individ nuk jeni në gjëndje të rreflektoni
Partia demokratike është një haset kombëtar pra i përket popullit është parti me shpresa tek popullsia pra oponenca e qeverisë dhe kur ajo është pa taban qeverija abuzon pa teklif
Doktor partia demokratike e qartë që don reformim të marri pozicionin që i takon me njerëz të rinj të pa cënuar dhe ju duhet ta leni tashmë këtë parti të refermohet
Shko doktor në shtëpi bë ate që bëjnë gjyshërit merru me nipër e mbesat tuaj
Kur ka rryma me ujë të pastër nën tokë ku është hapur një pus uji vet pastrohet
Dhe ju lereni këtë forcë të vet pastrohet do ti bëni një nder vëndit dhe në të kundërën do të dëmtoni më tej këtë parti por dhe vëndin.
Populli nuk votoj Ramën por votoj kundra jush doktor Berisha
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.