Berisha filloi të bëjë kauzë ngjarjet fatale në dyert e burgut.
Kushdo ka të drejtë që të hedhin dyshime në ngjarjen fatale që ndodhi në rajonin e Kavajës, familjarët ,gazetar etj por jo ti Berisha.
Ti Berisha që ke gjuajtur gjith jetën tënde kufoma për të marrë flamurin e mbrojtjes të dinjitetit njerëzor.
Mos harro ti Berisha je akuzuar në gjithë pushtetin tënd pikërisht për nëpërkëmbjen e dinjitetit njerëzor.

Kurdoherë ti Berisha ke bërë theror njerëz me vdekje në pushtetin tënd.
Ti Berisha je si popujt e lashtë që bënin theror në altar të perëndive njerëz për të zbutur zemërimin e tyre.
E pra gjithmonë e ti në ushtrimin e detyrës më të lartë si president apo kryeministër ke bërë theror njerëz “aksidentalisht ” apo me urdhër.
Me që jemi tek ngjarja fatkeqe e Kavajës e ti menjëherë merr flamurin e së drejtës për kredibilitet politik të kujtoj REMZI HOXHËN.
Gishtin e drejtojnë mbi ty Berisha familjarët
Atë e arrestoi SHIKU i famshëm i juaj, një farë inkuizicioni i ngritur nga ju me famëkeqin Gazideden.
Mbi ju tregojnë me gisht djali i Remziut.
Por së fundi vet bodigardi juaj personal që din mjaft realitete për ju Izet Haxhia.
Ai ju akuzon e arrestuat e torturuat rëndë aq sa ja morrët shpirtin e së fundi e vërvitët në det
REMZI HOXHA u bë kurban sepse dinte më shumë sa duhej të dinte.
Ai dinte lidhjen tuaj me Serbët kështu që ishte mjaft i rrezikshëm për të qenë gjallë.
Për të qenë bashkëshort ,prind e vëlla kështu që në fund të detit ishte i heshtur.
Ky është krim i pastër shtetëror i tipit mafioz e për të cilin u dënua vetëm një ish shikas e për të janë kujdesur gjithnjë që tja mbathë e mos të bjeri në dorë të drejtësisë.
Sigurisht edhe ky duhet të jetë larg se bëhet i rrezikshëm për ju Berisha.
PRANDAJ Berisha lere flamurin e mbrojtjes së njerëzve fatkeq mbrapa dyerve të burgut se je i përlyer.
“””””””””””””””””””
MINISTRJA E ËMBËL ME ZË TË BUTË QË BËRI 4 DITË RRUMPALLË!
Doli ministrja Balluku para disa ditësh mjaft lozonjare me zë të butë sikur po këndonte një ninulla e ja plasi.
U bëj thirrje banorëve të na mirkuptojnë se do të bëjmë rrugën jetike të zonës me një kalim.
U tha e u bë.
Rruga u bë një kalimshe.
Kjo do të thotë që e tërë zona të bllokohet e duhet një shpenzim i rëndë që ti biesh rreth e përqark për 100 m e zëna.
U ngritën një zëri e tërë zona e nuk duan të dinë as për policët e as për të ëmblën ministre që lutej me zërin e ngrohtë e lozonjares që këta banorë të aeroportit ta kuptonin?!!!
Po zonjë këta banorë fisnik që në 97 kanë qëndruar si heronj të mbrojnë aeroportin e tyre e tonën të shtetit pa i paguar njeri vullnetarë me armë në dorë trima të vërtetë dinë e kuptojnë kur shteti bie duhet të ngrihen e të mbrojnë aeroportin pra shtetin.
Por jo moj zonjë të rrinë urtë e butë me vendimet e tuaja që nuk doni të dini aspak që dhe fëmijët katër ditë ngelën pa shkollë.
Ata banorë fisnikë dinë të kuptojnë situatat por ju zonjë nuk dini ti kuptoni banorët.
Nuk dini ju zonjë se keni në dispozicion makinë luksoze,helikopter në daç e avion çartër.
Më acaroi zonjë qëndrimi juaj pa po ju shkruaj.
Mir bëtë atë që bëtë me arrogancë por si moj zonjë nuk njihni fajësinë e asaj rrëmuje prej katër ditësh ku i madh e i vogël dolën në rrugë.
Dolët mbasi u zbythët dhe në vënd që të kërkonit ndjesë asaj popullsie dolët e treguat se si do ta zgjidhni situatën në muajt që do të vijnë.
Ju nuk njihni kodin e ndjesës pa le kodin e dorëheqjes, as që bëhet fjalë.
Pushteti absolut që keni nuk ju le të tregoheni e penduar.