Asi i Ramës që ruhej me kujdes nën mëngë më në fund doli.
U fol e ç’nuk u fol për vendin e nderit, kryetarit të shtetit.
Emra e pretendentë deri në bastardim të këtij VENDI të nderuar në krye të shtetit.
Në fillimet e para u mor nëpër gojë Lulzim Basha por kaloi dhe tek një zonjë siç ishte zonja Topalli.

Thonin se Rama duhet e do të ndajë pushtet.
Rama i dëgjonte, buzëqeshte e thosh.
Pa hë më dërgoni kandidat e ta shqyrtojmë.
Por nën mëngë fërkonte asin e tij.
Thanë e çnuk thanë opozita.
ALIBEAJ nuk kishte mundësinë të mblidhte firmat e dridhej e përdridhej siç ka bërë gjithnjë me terma juridike por her pas here përzihej me mos besimin e tij.
Në një pikë të dy armiqtë babë e bir ishin dakort.
Bojkot nuk ka më, ai gabim që ka bërë Luli nuk përsëritet.
I shkreti Luli më i vogli dhe ja veshin të gjithë të kaluarën këtij a thua se këta nuk ekzistonin.
Ja pra pas djegies raundeve doli ASI i Ramës.
Të gjithë ngelën me gojë hapur.
Rama nuk ndau pushtet por dhe nuk forcoi partinë e tij.
Çishte ky kandidat?
Një përzierje e pranuar në çdo guzhinë politike.
Ģjeneral mjek me përvojë tridhjetë vjeçare.
Pra një kashtisje e njeriut human që ka bërë betimin e Hipokratit me njeriun e kalitur ushtarakisht.
Ca më tepër i njohur nga Amerikanët.
Pra i çertifikuar nga perëndimi.
Presidenca jonë ka pasur dy ushtarak dhe kanë qenë rigoroz në zbatimin e kushtetutës e larg konflikteve politike, zotin Moisiu si dhe të ndjerin zotin Nishani.
Sidoqoftë ndryshimi qëndron se ky është ushtarak aktiv pra aktualisht pjestar i ushtrisë NATOS i çimentuar sa nuk bën më.
Menjëherë opozita futi duart në baltë dhe u munduan të baltosin figurën e tij tek llumi shqiptar.
Por jo kjo figurë nuk baltosej
Më e pa pranueshmja por jo e habitëshmja kishte ndodhur.
Presidenti ynë në detyrë zullumqar në këtë ditë që duhej të tregonte dinjitetin e shtetit ja kishte mbathur në Turqi.
Lindi nevoja që të dekretonte dorëheqjen e gjeneralit.
Ja pra ku paskësh qenë lojë e ndyrë Berisha – Meta.
U përfol për refuzimin që do të bënte nuk e di për ç’farë arsye sidoqoftë e t’kurri buzëqeshjen e Ramës.
Mendoi që prurja gjeneralit në atë post sa të rëndësishëm por dhe në interesat e NATOS sidomos në rrezikun Rus ishte e miqve ,aleatëve tanë të përjetshëm Amerikan.
Me sa duket këta kanë n’dërhyrë që presidenti rrumujaxhi të firmoste dorëheqjen.
Edhe kur u shpall vetë nongrata Berisha nuk e pamë kaq të nervozuar.
I nxirë me shprehje urrejtje ndoshta edhe me zemërimin ndaj aleatit të tij Meta i cili e braktisi, bubullinte nxinte deri aty sa e quajti të pa vlefshëm dekretin presidential që ishte bërë nga ambasada jonë në Turqi pra tokë Shqiptare.
Berisha burrë i fjalëve të dhëna rrëshqiti
Ai bojkotoi parlamentin
Mendoj se zemërimi Berishës ishte më se i drejtë
Presidenti i ri kishte të gjitha vlerat e një burrë shteti ca më tepër dhelpra e vjetër Berisha e kuptonte se tashmë nuk kishte aleatin e tij Meta por njeriun e besuar nga armiku i tij që i ka hapur një frymë pakënaqësie tek militantët e tij.
Pra njeriu i besuar Amerikës.
Ja pra pse u zemërua e bubëllin hedh baltë Berisha e të vegjëlit Berishjan.
Le të lemë Berishjanët me baltën e tyre në dorë se vetëm duart e tyre bëjnë pis e të urojmë presidentin e ri
Mir se ardhe president.
Punë të mbarë në detyrën tënde sa të rëndësishëm aq fisnike