14.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Besnik Avdyli

DILEMA FAMILJE TRADICIONALE APO …..
Po të kthehemi prapa në kohë ishte e ndërtuar brez mbas brezi një familje mjaft solide.
Zakonisht njëri nga anëtarët e familjes mbante të ashtu quajtur hesapet e shtëpisë.
Zakonisht ishte burri përgjegjësi i tërë familjes por jo e pakët ka qenë dhe gruaja,e zonja që ishte përgjegjëse për kollandrisjen e familjes.
Jam habitur nga një shitës mishi që në fakt kishin nja katër dyqane ku punonin vëllezërit më tregonte që paratë ja dorëzonin nënës.
Si nënës ?
Po ata jetonin në një familje të madhe me shtëpi private dhe të gjithë i bindeshin nënës dhe ajo vendoste për gjithçka.
Nëna ishte ke 70 vjetët e fjala e saj ishte ligji për fëmijët e saj po se po por dhe nuset heshtin para kësaj gruaje të fortë.
E çuditshme kur mendon se komandonte djemtë po dhe aktivitetin e tyre.
Sidoqoftë kjo zonjë ishte nga Çamëria e ndoshta jeta plot sakrifica të ardhur vetëm me ca bokshe të hedhura mbas shpine, dhe kanë filluar jetën nga asgjëja të ngulur diku në fshatrat e Lushnjës.
Pra sipbas karakterit burri i shtëpisë apo gruaja mbante komandimin e familjes.
Ka qenë periudhë mjaft e vështirë të mendoje për gjithçka në jetë për familjen.
Të vimë tek fëmijët.
Fëmijët ishin preokupimi kryesor i prindërve.
Mbasi u rritnin prindi do të mendonte për gjithçka në detaje pra shkollimin deri sa ishte mundësia e kapaciteti i fëmijëve.
Pastaj vinte koha e martesës prindërit do të mendonin me detaje qysh nga kostumi deri tek dasma.
Ishte një preokupim mjaft i madh dhe shqetësues por pa dyshim që prindërit duhej dhe e zgjidhnin duke u futur dhe në borxhe.
As që mendohej nga të dy palët pra fëmijët që këtë problem ta zgjidhnin vetë por dhe prindërit kurrsesi tu thonin fëmijëve.
Tashti u rrite dhe zgjidhe këtë punë
Preokupimi ishte vetëm i prindërve por dhe fisi pra xhaja e halla…
Ja ku erdhëm në ditët e sotme
Ne patëm DËGJUAR se fëmija kur shkon në moshë madhore kërkon pavarësinë e plotë puna e parë që bën largohet nga familja.
E kjo pritet mirë nga prindërit por dhe vetë prindërit e kanë menduar në heshtje këtë shkëputje.
Kam DËGJUAR disa raste që kjo ka ardhur natyrshëm pa asnjë shqetësim.
Fëmija ka shkuar për studim nga një qytet në Tiranë ku mbas një viti e ka quajtur të arsyeshme të marrë një dhomë me qera me shokë.
Pas ca kohësh është njohur me shoqen apo kur është vajzë me shokun dhe marrin shtëpi së bashku me qera.
Përfundimisht shkëputja nga familja vjen natyrshëm se sa është keqardhje e prindërve këtë nuk mundet ta di por një gjë ma merr mendja.
Nuk do të donin kështu.
Por ka dhe nga ata fëmijë që megjithse nuk shkojnë gjëkundi për studime shpejt i japin fund “zgjedhjes ” prindërore me vullnetin e tyre.
E pra të vimë në rastin personal.
Gjithmonë kam dashur e dua që fëmijët ti kem pranë e tu shtie ndjenjën e familjes së bashkuar
E para u kujdesa që të shkolloheshin në qytetin tonë pra vajza e madhe vazhdoi e mbaroi me gjithë masterin pranë familjes.
Reth një vit me kurse dhe një kohë e gjatë me aplikime për punësim gjersa u bë e lodhshme dhe shqetësuese për të.
Dhe për ne po kjo gjendje por në asnjë mënyrë e bezdisur.
Më në fund u realizua vajza konkuroi e fitoi vëndin e punës
Po tashti ?…..
Mbas gëzimit që nga përpjekja ishte e gjatë dhe e lodhshme unë fillova të mendoj për ndryshimin e kohës e se mos bëhesha pengesë për këtë ndryshim.
I them sime shoqe
Kur të marri vajza rrogën e parë do ti them ça ke n’dërmënt të bësh me jetën tënde.
Jooo ça thua e shqetësuar mu përgjigj ime shoqe.
Këtë e mbaj unë dhe detyra ime ësh të që mos bëhem pengesë për jetën e saj por dhe mos marr përgjegjësinë pra fajësinë për më vonë.
Ashtu u bë
Vajza morri rrogën e parë vetëm para nja dy ditëve dhe erdhi ma dorëzoi mua më solemitet.
Mirë të lumtë më në fund po shef rezultatet
I thash unë ulu se kam diçka për të thënë.
U bë një heshtje nga gjithë familja.
Shkurt e qartë i thash-
Tashti ne bën për ty gjithçka që bëjnë prindërit dhe je e zonja vehtes.
Ç’farë do të bësh me rrogën.
-Do ta dorëzoj në shtëpi siç bën mami.
Me gjithë se e prisja këtë përgjigje u lehtësova.
Familja vazhdon e bashkuar pa asnjë ndryshim.
Leku nuk na u fut në mes të na ndajë leku ishte mjet i natyrshëm për vazhdimin e jetës tonë familjare.
Ndarjen mundet ta bëjë vetëm zemra kur mendon për të ngritur jetë të re familjare.
Ne jemi siç ishim dhe pa rrogën.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.