“”””””””””””””””
E PABESUESHME
Si stuhi breshëri ato fjalët e tua,
Ashtu pa shkak sot mi lëshove,
Sikur ta dish sa më vranë mua !
Sikur ta dish se sa më lëndove !
Ato plagë do më dhembin gjatë,
Ndoshta zdo të shërohen kurrë,
Nuk e di se dhe pa fjalë më latë,
Nuk di pse veten se ndjeva burrë.
Ishin shumë të rënda si mbaja dot,
Në flakët e tyre të lashë të digjesh,
Atij rebeshi shfrenues i bëra bojkot,
Se nesër vetvetes do ti përgjigjesh.
Nuk di se ç’pate, a të fryu dikush,
Por di se vetëm mirë të kam bërë,
Na ishe nxehur, përskuqur prush,
Kush të mashtroj e ndrove fytyrë?
Ashtu s’të kam parë ndonjëherë,
Keqardhje për fjalët e importuara,
Ishe krejt tjetër njeri, jo si përherë,
I tjetërsuar nga fjalët e huazuara.
E pabesueshme kjo pabesi e tillë,
Dikush mëndjen ty ta paska blerë,
Tani gjithë jetën ktë ke për ta vjellë,
Tani për mua je një idjot i pa vlerë.
Besnik Memelli
07.02. 2022