7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Blerina Pellumbi

Jemi njëlloj
Eksiston një dashuri, një mirësi shpirti e brishtë
Midis shpirtrash që janë thinjur rrinë heshtur, rrinë trishtë
Mbi buzëqeshjen e tyre, mirësia ndrin si kristali
Një perlë dhe një aisberg natën zgjon nga malli
Edhe pse janë larg, një melodi kumbon
E zë kërkon një mik dhe zë kërkon një shok
Eksiston një vështrim, mijëra kilometra tretur
Dhe kur gjuha s’kupton fjalë
Shpirtrat zënë i flasin, natës që rri heshtur
Eksiston një fllad, miqësi e artë, mes thinjash të bardha
Janë drunjtë edhe pyjet e malet e larta
Që bashkojnë aisbergët e thinjur nëpër botë
Se janë vëllezër, motra lindur nën një tokë
Mirësia, vjen dhe si magji rri ulur
Me qerpikët e të vërtetës pret e ndien përulur
Jemi pranë dhe larg dy miq të panjohur
Që flasim me sy, e ndiejmë me zemrën e lodhur
Se kemi lindur nga një nënë dhe kemi një emër
Një shpirt, lindur nga buzëqeshje mbi këtë botë të errët
Janë sytë ,buzëqeshjet dhe lotët ngrirë fytyrës
Që flasin më shumë, se ti dhe unë pasqyrës
Jemi një shpresë, një frymëmarje dhe një buzëqeshje
Magjia e mirësisë na mbulon zemrat në heshtje
Jemi njëlloj…ajzbergë të thinjur kudo nëpër botë…
Stop Racizmit…

By Blerina Pëllumbi

“””””””””””””””””””””””

LOTËT E NJË Gruaje.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe fëmijë

Babi, mami ju lutem mos qani për mua

Se lotët tuaj trazojnë dallgët e detit. Unë brenda tyre u zhyta dhe duke qeshur po kërkoja diellin

Babi, mami vështroni ju lutem atje lart në kaltërsinë e qiellit. Sytë e mi kaltëroshë qeshin edhe pse jetën ma morrën.Unë dua që ju të qeshni për mua, për buzëqeshjen time që u shua. Unë s’pata kohë as të të thërisja, as ty mami as ty babi.Mua diçka më preu në fytyrë, në trup nuk pata kohë as të ndieja dhimbje

U ndriçova nga drita e sytë e mi u bënë qiell dhe yje në paqe.Unë ju vështroj të gjithve dhe herë herë psherëtij për atë botë të vogël e atë det të pergjakur që më mori jetën ..unë qaj vetëm për ju, sepse unë jam dritë e të gjithë ju bota ku unë linda jeni në errësirë. Vallë vdekja ime do ju zgjojë shpirtin apo rrënkimi i shpirtit të nënës sime e babait tim i cili me duart që i dridhen me ato duar të çara nga puna e rëndë në kurbet tani shtrëngon në gji kukullën time . Unë jam dritë që do ju ndriçoj gjithmonë rrugën e do rruaj detin si sirenë. Aty ku shokët e mi luajnë unë do vij si dallgë, si erë, si rreze dielli. Mos qani për mua por thjesht luani, duajini e mbroni fëmijët tuaj. Unë thjesht do jem ëngjëlli juaj mbrojtes në dete. . Unë do jem JONADA DRITA E DIELLIT ME SYTË E DETIT

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.