Njerëzit kanë opinionet e tyre për çdo gjë, por pse kjo duhet të jetë e rëndësishme për ne. Opinioni i njerëzve të tjerë ka rëndësi për ne vetëm kur nuk jemi shumë të qartë se çfarë po bëjmë. Pra, në vend që të përpiqemi “të kontrollojmë” opinionet ne përpiqemi të krijojmë qartësi se çfarë po bëjme dhe pse po e bëjmë atë që po bëjmë. Nëse kjo qartësi lind brenda nesh, mendimi i të tjerëve nuk do të ketë rëndësi. Por a nuk do të kenë gjithmonë njerëzit mendime, opinione për ne? Ata do të kenë, është e drejta e tyre të kenë mendimet e tyre. Ne jetojmë në një shoqëri dhe kemi frikë nga ajo që thonë të tjerët. Jo nuk kemi pse të kemi frikë, kjo është pjesë e jetës shoqërore. Dikush gjithmonë thotë diçka. Epo sot është edhe ca më e zmadhuar për shkak të mediave sociale. Por gjithmonë njerëzit kanë pasur opinione. Njëherë e një kohë duhet “të luftoje” vetëm me opinionet e dy, tre ose pesë njerëzve. Sot ne duhet të luftojmë me opinionet e mijëra njerëzve. Sepse të gjithë tashmë janë në media sociale duke shprehur veten e tyre. Kjo është gjë shumë e mirë, ata mund të thonë çfarë të duan, të gjithë mund të themi çfarë të duam…
Por gjëja më e rëndësishme është të sjellim ndjenjën e qartësisë në jetën tonë se çfarë po bëjmë dhe pse po e bëjmë. Nëse kjo është e qartë për ne dhe opinionet para nesh sido që të jenë do të kalojnë e do të ndryshojnë…