A do mundem…?
Sonte , jam zhytur thellè ne pellgun e vetmisè
Po rrèmoj, duke gèrmèzuar me dhimbje e lot
Nè skutat e kujtimeve tè braktisur
e nè rrèzat e shpirtit te pajetè…!
Sonte,ashtu e heshtur pyes veten
A do mundem tè jetoj vallè
Me fshehtesinè e syrit tè verbuar
Apo me heshtjen qe vret erresirèn
Nè kèto netè tè ftohta dimri…?!
Sonte…
Dikush mè vèshtron duke mè mèshiruar
Dhe buzèn vè nè gaz duke shfajèsuar veten
Mendon se bèri bamirèsi
Pa e kuptuar se mèkatoi
Dhe mèkati èshte vetè “uni” i tij
Sonte…
A mundet te jetoj mbi kte tokè
Qè qan e cirret nga maska juaj
Qe ulèrin edhe kur dielli shkelqen
Por , nuk ngroh njèsoj
Se mua shpirtin ma dogji
E ju nè meshirè te fatit ju flaku
Ju pèrndoqi e nè oqeanin e ngrirè ju hodhi
Sonte….
Qepallat e syve sè tepèrmi mè janè rènduar
Fryma po mè ndalet nga kujtimet qè mè vrasin
Nè dhomèn e tymosur nga prozhektori i zjarrte
E unè luaj teatèr
E bashkè me mua, luani dhe ju
Se pikèrisht sonte
Nuk dimè se c’ duam nè tè vèrtetè
Apo ….nga duhet tè vemi….?!
“””””””””””””””””