“””””””””””””””””””””
Do te vish apo te vij…!
Çdo ditë i njëjti refren
A do vish apo të vij
-Eja një ditë e me pas kthehu
Ti që luteshe eja rri.
Dhe arsyet ndalnin shtigjet
As të vije as të vija
Vërtet qindra kilometra
Pas arsyesh u bënë mijëra.
Dhe uruam ditelindjet
Si te gjithë vetëm nga larg
Ti që luteshe”Zot te vijë”
Unë “O Zot te vije për pak”
Betoheshe se mall aq kishe
Njëjtë betohesha edhe unë
Unë që kisha një arsye
Ti që kishe një më shumë
Dhe e ndjeja në dihamë
Malli kishte përvëluar
Ty që goja të ish tharë
Une që s’ktheja dot një ”Të dua”
Më në fund mbaruan arsyet
Do te vij”- më the-me prit
Të të shoh sytë e shkruar
Kohë pa parë,gati një vit
Ra kjo borë e zuri udhët
Të të pres tashmë e kotë
Matanë telash dridhej zëri
-S’deshi fati
… s’erdha dot…!