11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Bona Mulaj Lluka

Parmbreme pas mesnate diku ne nje pallat ne Shkoder ra zjarr,e si pasoje nje e moshuar kishte pesuar djegie te renda-ky ishte lajmi qe mediat e portalet percollen.

Por per asnje çast nuk e mendova se ajo e moshura qe flitej,ishte Luiza Trebicka Vujoshi ,mikja jone e dashur qe shpesh ndanim kafen.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme

Nje grua e rralle,nje profesoreshë e nderuar,nje intektuale qe Shkodres e jo vetem i kishte dhene shume,nje zonje qe kishte mbartur me vete kulturen korçare e pasuruar me ate shkodrane per tu bere e dashur e aq e kendshme ne biseda.

Para dy javesh e gjeta ne kafe me nje shoqe..u ula te tavolina ngjitur mos ti trazoja por me thirri.Nuk ngurronte kurre tu thoshte miqve te saj fjalet me te mira per mua,per femijet e mi,e me dhjetra urime e bekime qe nuk i harroj.Me tha se e kishin kerkuar tu jepte mesime pikture femijeve te vegjel ne nje qender-po ku mundem une moj Bone me tha.

Mundesh mundesh ja ktheva,sa vjen nga shtepia ne kafe e rri disa ore..kete kohe e ndan me fëmijet e do të shohësh qe do marresh shume kenaqesi.

U ngrit e më puthi duke psheretire’po si nuk ma prishe njehere’

Me perqafoj fort kur u ndame..i kishte syte me lot.

Rruga e mbare per te femijet me tha,nuk e di kur vjen po dije se te dua si çupen time.

Se pashe më!

Sonte Luiza nderroj jete.

E une ndjej dhembje,sepse ajo grua me ate shpirt artisteje e plot miresi,nuk meritonte nje fund aq te tmerrshem.

U prehsh ne paqe Luize e dashur

Ngushellime djalit e vajzes,te afermve,miqve e dashamiresve e gjithe Shkodres.

Do na mungosh!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.