7.5 C
Tiranë
E premte, 14 Nëntor 2025

Bona Mulaj Lluka

Ku ke shku bylbyl?

I amli zog,ku ke shku me bujt
Që kohë kam pa te ni at za?
Nër malet tona atje ku kam lind
Shpesh jam kan msu me t’pa.
A noshta idhnu ju ke njerzve
Që iken e s’pat kush me t’livdue
A pylli si vendi ku isha dhe unë
I vorfën,i ftohtë asht shndërrue…
A noshta zbeh ngjyrat tu kan edhe ty
Si zbeh shpirti na asht edhe ne
A s’pat kush me t’dhanë nji dorë zog i bukur?
Me nërtu të amblen fole.
A e di zog i dashtun,sa shumë ngjajma na sot
Humb e tret se di që sa mote
A thu malit e venit ku u lindëm unë e ti
I mungon hapi jem,,,kanga jote?
A thu nry n’kafaz noj i pashpirt te ka
se s’ka dit ku je rrit e ke verue?
A thu zemrën lendu kush ta ka
sikur jeta ma ka lëndue mue..?
Ku ke humb zog i dashtun,pash hatrin e Zotit?
M’ço nji shenje ku ke mbet,ka ke shkue
E ne e gjetsh udhën me u kthye ndonjëherë
Mos harro qoma i fjalë edhe mue.
Shkojmë atje ku noshta ma s’kem me gjet
as fole as strehë ma ndertue
Ulna n’gur,aty ku kush nuk na thotë
qohnu pak,,vend te huj keni zaptue
E s’ka dert veç te jena n’vendin tonë
E tan hallet e ksaj bote ti harrojmë
veç t’na nijnë zanin bjeshkët tona
S’ka me dit a po knojmë a po vajtojmë….
Kthehu bylbyl….!

Bona Mulaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.