Bukuria e njeriut nuk qendron ne pamjen e tij por tek shpirti
Nje shi i rrembyeshem binte rreke..

Vetetimat dhe gjemimet ja lane vendin ylberit me larmine e ngjyrave te tij
Xhamat e lagur rridhnin si lote pendimi e mua me kthyen shume vite larg duke kujtuar pertej tyre historine e studentes
Bukuria e saj mahnitese terhiqte si nje magnet te gjithe meshkujt ne universitet
Floket e saj te verdhe buzeqeshja e saj te sillnin ndermend pranveren
Nje pranvere qe shpirtin e saj e fali tek nje student teper simpatik dhe me temperanent
Dy vjet mes endrrash udhetonin te dy neper tere qiejt e dashurive
Ajo kaperxente permes yjeve duke lundruar vetem ne nje stine ne ate te pranveres
Nje shi i rrembyeshem erdhi papritur duke rrembyer gjithcka te bukur ku ajo ishte zhytur ne tere ate lumturi te pafundme
Duke e mbytur varken e dashurise se saj te ndertuar me aq endrra
Ne ate nate te verber ajo pa te dashurin e saj shtrenguar me nje dashuri tjeter
O zot te ishte kjo e vertete?
Ku kishin shkuar betimet e tij se ne kete jete s’ do te guxonte tjeter dashuri te hynte ne mes
Jooooooo, nuk duhet te ishte e vertete?
Mos ishte vetem nje enderr e keqe?
Mos valle nuk ishte ai?
Ai qe i ishte betuar e sterbetuar
Ishte ai qe kishte qare tek kembet e saj
Po si duket kishte qarre edhe diku tjeter duket kishte preferuar lotet e rreme
Mes lotesh qe rridhnin pa mbarrim vajza morri me gjakftohtesi vendimin e saj
Duke ngritur koken drejt qiellit kerkoi force dhe durim per ti shpetuar atij realiteti aq te ndyre
Dashuria e saj u shkri si ai bresheri i veres
Dashurine e saj e rrembeu oshetima e nates
Dashuria e saj u largua si hija e tradhetise
Si nje kristal i thyer mblodhi copat e zemres dhe i tha
Jooooooooooo
Atij qe tashme s vlente sa nje asper e c’ cvleresuar
Zemra e saj nuk qe loje fati
Ajo eshte diell e zjarr
Ajo eshte pranvere per ate qe di ta fale dashurine e vertete
Shiu vazhdonte te binte ndersa studentja vazhdonte te ecte pa cader ne dore
Rrobat i ishin ngjitur pas trupit
Floket ja nxiu nata dhe brenga
Zemra ju drodh per nje moment si te kalonte ekektricitet ne trupin e saj elegant
E sigurt ishte vetem per hapat qe hidhte ne ate mbremje te erret tronditese ne vendimin e saj
Ajo mbremje do te hynte ne historine e saj por pa ja ulur kurre dinjitetin dhe karakterin e saj te forte e njerezor
Vete jeta eshte liber
Xh Dede–R.Mance