Tema. Familja konsiderohet e shenjte kudo ne bote.
Nëse beqaria merret në mënyrën e duhur, mund të jetë një rast për t’u kujdesur për veten.
Koha me familjen është dhe mënyra më e mirë për të pasur një jetë sa më të qetë dhe larg stresit. Por gjithmonë duhet pasur parasysh, se kërkohet vëmendja e duhur karshi familjes, për të mos e lënë pas dore për asnjë moment.
Ja disa arsye:
- Çdo familje është një sistem unik dhe pa të ngjashëm, ndaj secila familje ka mënyra të ndryshme të të qëndruarit bashkë, të shfaqjes së dashurisë. Është e rëndësishme të mos bëjmë krahasime me grupe të tjera familjesh, për të cilat nuk kemi dijeni mbi vështirësitë dhe mungesat që patjetër që i kanë.
- Ngarkesat e punës, nuk ia heqin rëndësinë kohës së kaluar së bashku me familjen. Pas orëve të gjata të kaluara në punë, shumica e prindërve mezi presin të kthehen në gjirin e familjes, aty ku i presin me padurim fëmijët, bashkëshorti apo bashkëshortja. Po si t’ia dilni mbanë, duke pasur parasysh që bota e punës sot kërkon shumë sakrifica. Nuk është e thjeshtë.
Ja disa ide:
- Punoni më pak ose kërkoni të punoni me kohë të pjesshme.
- Organizoni pushime që t’i kaloni të gjithë së bashku.
- Shfaqja e institucionit familjar përkon me historinë e njerëzimit. Megjithëse familja ka pësuar ndryshime strukturore përgjatë historisë, ajo ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Edhe pse familja ndryshon në strukturë, ajo kryen funksione të ngjashme për të gjitha shoqëritë.
- Nëse ky institucion i përmbush pritjet e tij, do të dalë një shoqëri miqësore, kulturore, ekonomike dhe morale.
- Janë prindërit ata që formojnë themelin e institucionit familjar. Për këtë arsye, nëse roli prindëror është i rregullt, kjo është shumë e rëndësishme sepse ajo familje do të jetë paqësore dhe e lumtur që nga momenti që u krijuan dhe do t’i shërbejnë shoqërisë me dinjitet.
Edhe pse familja është blloku më i vogël i shoqërisë, apo thënë ndryshe siç e ka konceptuar Honore de Balzak, bërthama e shoqërisë, ajo rrjedhimisht ka një vend të rëndësishëm, jo vetëm për shoqërinë, por edhe për vetë jetën e individit.
- Individi ka nevojë për një mjedis familjar, jo vetëm gjatë fëmijërisë dhe foshnjërisë, por në çdo fazë të jetës së tij. Sepse ai ka nevojë për një fole familjare ku do të gjejë paqe dhe ku ai mund t’i eliminojë streset dhe problemet.
- Sa i përket shoqërisë, dhe kombeve të qytetëruar, ndodh shpesh që ne të pyesim pse kanë përparuar?! Kjo nënkupton që ata popuj, ato kombe kanë përparuar sepse përbëhen nga individë të arsimuar mirë në familje dhe me tradita edukimi.
- Individët e arsimuar që edukohen nga familje të sigurta, të lumtura dhe paqësore mund të japin një kontribut material dhe moral për familjen, mjedisin, kombin dhe shtetin e tyre.
- Ekzistenca e njerëzve dhe mbijetesa e shteteve mund të jetë e mundur vetëm nëse familjet e përmbushin këtë detyrë në një mënyrë të shëndetshme.
- Zhvillimi i vetëbesimit të fëmijës varet nga marrëdhënia e shëndoshë dhe ndërveprimi midis fëmijës dhe prindërve.
- Familja është institucioni më i rëndësishëm dhe i parë arsimor pasi edukatori dhe mësuesi i parë i fëmijës konsiderohen si prindërit e tij.
- Mjedisi familjar ku fëmijët i hapin sytë jetës, është shumë e rëndësishme. Sepse familja është vendi ku hidhen themelet e zhvillimit kognitiv, afektiv, psiko – motorik dhe socio – kulturor të fëmijëve.
Nëse beqaria merret në mënyrën e duhur, mund të jetë një rast për t’u kujdesur për veten.
Sigurisht që njihni persona që janë ende beqarë dhe të dëshpëruar se ende nuk kanë gjetur një të dashur.
- Në mungesë të netëve romantikë, shfrytëzoi këto momente të çmueshme për veten. Mund të merrem me kërkimin e një pune të re, nëse është ajo që dëshiron, ose të lexosh apo të ndjekësh një kurs që ti dëshiron shumë.
- Në një fund pasditeje mund të shijosh një kafe në vendin që ty të pëlqen më së shumti. Në fundjavë mund të eksplorosh në një qytet që ti akoma nuk e njeh.
- Gjatë aktivitetit fizik, humori i njeriut rritet. Sporti të ndihmon që të largosh stresin dhe nervat. Ka efekt pozitiv në mendje, si dhe rrit vetë-respektin.
- Mos mendo për ish-të dashurin apo mbi gabimet që mund të keni bërë kur ishit me të. Në jetën tënde shkruaj atë që ka lënë te ti, ky ndërgjegjësim të jetë një mësim për të ardhmen.
- Të mendosh e të veprosh për ëndrrat e tua, rrit forcën e brendshme dhe të bën me ide më të pasura. Jepini vetes mundësinë për të krijuar një projekt që te intereson, do të të japë entuziazëm dhe energji.
- Shfrytëzoje kohen me miqtë dhe mos e humbisni mundësinë për takime të reja..
- Kur jeni beqarë, shfrytëzoni kohën për të gatuar ushqime të shëndetshme për veten, një supë e ngrohtë do të ishte shumë e mirë.
- Zgjidhni vendin që nuk ndodhet shumë larg shtëpisë suaj, pasi keni mundësinë të dilni më herët nëse nuk ju pëlqen. Është momenti i duhur për të mbajtur mendjen aktive, mund të zbuloni një hobi të ri, e pse jo mund të takoni njerëz të rinj.
- Është shumë bukur të kesh shoqëri, por është budallallëk të refuzosh të dalësh vetëm.
- Jeni autor i jetës suaj dhe shfrytëzoni bukurinë, stimulimin dhe frymëzimin. Duhet të jeni beqar krenarë. Eksperimentoni me kompaninë e vetes suaj.