Bruna Gosa
SOT KA PERVJETORIN E DITLINDJEN,Gazeta “Nji Dritare e Re”i uron Gezuar ditlindjen,festofshe 100 pervjetore me plot suksese ne jete.Gezuar. Gjin Musa,botues

Darka
Liruar nga pushteti i venitur,
Aorta udhëheqëse,
Darkë e pa darkuar,
Blerë me çmim lavdije.
Darkë edhe pse e vonë,
kupa nuk trokitet,
Ulur sodis qiririn,
Që m’përçon përvlim.
E bekuar, apo e rrejshme!
Kjo dilemë errësuese,
Me zjarr shpirtin më djeg,
Ngadalë po më tret.
Mora kupën pa dolli,
Dhe bukën e thyer për mu,
Darka e vërtetë e një zemre,
Që e do atë me e harru…
Libri
Fjalë e shenjtë fjalë,
Vaksinë universi,
brenda teje fshihet sekreti,
Fuqija për ndryshime.
Parajsë e vërtetë,
Këshillëtare e guximshme,
E pranishme dhe e gjindshme,
Në mendimet e të gjithëve.
Të tregoj çfarë ndjej për ty,
Do të duket si tradhti,
Libri është si dashuri,
Ushqeje, mos t’braktisi!
Frymoj çdo ditë me ty,
Mburrem me ty,
Ke gjithçka që më duhet,
Je destinacioni dhe shtëpija.